Flash

Demi Lovato shfaqet me bikini, sfidon frikën

Lapsi.al 6 September 2019
Demi Lovato shfaqet me bikini, sfidon frikën

Demi Lovato, e cila numëron plot 73.6 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ka marrë së fundmi vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Ajo ka mposhtur frikën për të publikuar një foto me bikini, pa përdorur fare photoshop.

E lodhur nga modifikimet dhe përpjekjet për të qenë dikush me pamje tjetër, Demi ka vendosur të hapë një kapitull të ri në jetën e saj.

Këngëtarja ka publikuar një foto me bikini, ku tregon celulitin dhe shkruan krahas fotos një mesazh tepër inspirues për të gjitha femrat, duke i mësuar ta pranojnë veten ashtu siç janë.

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto e imja me bikini e pamodifikuar. Dhe gjejeni çfarë? Kam celulit! Jam me të vërtetë shumë e lodhur duke pasur turp nga trupi im, duke e photoshop-uar (po, fotot e tjera me bikini i kam edituar, e urrej që e kam bërë , por kjo është e vërteta)., që të tjerëve t’u dukem e bukur. Por nuk jam unë!”- shkruan Demi.

 “Dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për të qenit autentike për atë që jam dhe jo të mundohem të arrij standardet e dikujt tjetër. Kështu që ja ku jam, pa turp, pa frikëra dhe krenare për trupin tim që ka kaluar shumë dhe do vazhdojë të më mrekullojë kur një ditë do të lind një fëmijë.

Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në televizion/film duke mos u stresuar për të ushtruarin për 14 orë apo për privimin nga një tortë ditëlindjeje. Gjithsesi, kjo jam unë, e vërteta! E dua veten time dhe ju duhet ta duani veten tuaj gjithashtu. Shpresoj të frymëzoj dikë për të vlerësuar trupin e tyre.”- ka përfunduar këngëtarja.

Ky është një mesazh i mirë për të pranuar veten siç jemi, pa vrarë mendjen se si do të dukemi në sytë e të tjerëve.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares erdhi një vit më parë dhe ishte një bashkëpunim me “Clean Bandit”, i titulluar “Solo”.

Të këshilluara

Dua Lipa i bashkohet familjes së Anwar Hadid

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka marrë pjesë së fundmi në funeralin e gjyshes së partnerit të saj Anwar Hadid, e cila ndërroi jetë pas një...

13:04

Mailey krah Kaitlynn në ditëlindjen e saj

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter e kanë kthyer lidhjen e tyre që dikur komentohej si “shoqërore”, në diçka tepër serioze. Sipas portaleve të huaja, vajzat kanë f...

12:29

Dua Lipa ndryshon sërish look

Dua Lipa që në daljet e para të saj, nuk ka eksperimentuar shumë në look duke zgjedhur të mbajë të njëjtën pamje. Jemi mësuar ta shohim me flokë të zeza dhe ndr...

18:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI