Flash

Zgjidhet kriza/ Betohet qeveria, më "e reja" në historinë e Italisë së pasluftës

Lapsi.al 5 September 2019
Zgjidhet kriza/ Betohet qeveria, më "e reja" në

Koalicioni qeveritar i ri i Italisë, lidhur mes Partisë Demokratike të qendrës së majtë dhe lëvizjes populiste “Cinque Stelle” bëri betimin procedurial në Presidencë, në tymnajën e dyshimeve në lidhje me jetëgjatësinë e tij.

Me krijimin e këtij ekzekutivi, mori zgjidhje kriza që përshkoi vendi pas përpjekjes së ish-ministrit të Brendshëm dhe kreut të “Lega”-s, Matteo Salvini për të marrë pushtetin duke rrëzuar koalicionin me “5 Yjet”.

Kryeministri që rimori detyrën në më pak se dy javë, Giuseppe Conte, i prezantoi presidentit Sergio Matarella emrat e ministrave të rinj, si dhe programin e qeverisë së porsaformuar që do të përballet më së pari me çështjen e buxhetit për vitin 2020, që të paraqitet në parlament deri në fund të shtatorit.

Ky është kabineti me më shumë prurje në historinë e Italisë së pasluftës, me një moshë mesatare që përllogaritet të jetë 47 vjeç. Gjithashtu, në përbërje të tij numërohen më shumë ministra nga jugu, i dalluar për nivelin e ulët të jetesës.

Në mesin e 21 ministrave, 9 janë nga radhët e PD-së, 10 nga Lëvizja “5 Yjet” dhe dy nga parti të vogla. Në vendin e Salvinit në krye të Ministrisë së Brendshme, do të qendrojë një ish-shefe sigurie në Milano, Luciana Lamorgese, një prej themeluesve të PD-së. Ndërsa, Roberto Gualtieri shkon në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Luigi di Maios i kalon portofoli i Ministrisë së Jashtme.

Sipas Salvini-t, krijimi i kësaj qeverie të këtij lloji është politikisht e papranueshme, sepse po lidhet një partneritet mes një force anti-sisitem dhe një partie tradicionale, duke u mohuar italianëve të drejtën demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre përmes votës.

Nëse koalicioni dështon, të dyja këto forca politike do të ndëshkoheshin me zgjedhje të parakohshme, duke përmbushur pritshmëritë e Salvinit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI