Flash

Rita Ora flet rreth miqësisë që ka me Princ Harryn

Lapsi.al 5 September 2019
Rita Ora flet rreth miqësisë që ka me Princ Harryn

Rita Ora ka pranuar se ‘dashuria nuk është përparësia e saj kryesore tani’, teksa u shfaq në kopertinën e revistës së famshme “Marie Claire”, në botimin e muajit tetor.

Këngetarja e hitit “Let You Love Me”, 28 vjeçe, gjithashtu foli edhe për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry gjatë intervistës për revistën, në fotografitë e së cilës u shfaq mahnitëse.

Gjatë intervistës së sinqertë, Rita, e cila herën e fundit ishte në lidhje me Andrew Garfield pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri, Andrew Watt, pranoi se ajo ‘dashuron dhe bie vërtet shumë’ në marrëdhënie.

Ajo i tha revistës: “Njerëzit preferojnë të dinë për jetën time personale dhe unë e pranoj një gjë të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se do të jetë edhe për ca kohë”.

“Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjatë gjithë kohës. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter: Përpiqu të mos biesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë! Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Rita gjithashtu foli për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, duke thënë: “Sa herë që shohim njëri-tjetrin, gjithmonë jam e befasuar se si i kujton ai bisedat e tjera që kemi pasur”.

Të këshilluara

Rina drejt suksesit ndërkombëtar

Një muaj më parë Rina publikoi hitin e saj të verës “Ideal”.Kënga u prit prit mjaft mirë nga publiku dhe ajo numëron mbi 6 milionë klikime në Youtube. Megjithat...

17:44

Alfio dhe Indriti rikthehen në TV Klan

Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator, erdhi me ndryshime të mëdha si në programacion, ashtu edhe tek moderatorët. U tha se “Tv Klan” do të mbyllte dy emis...

16:42

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI