Flash

Peter Lindbergh, fotografi 'armik' i photoshop-it (FOTO)

Lapsi.al 5 September 2019
Peter Lindbergh, fotografi 'armik' i photoshop-it (FOTO)

Peter Lindbergh, i njohur ndryshe si fotografi i yjeve të Hollywood-it u nda dje nga jeta në moshën 74-vjeçare, duke hidhëruar kështu gjithë botën e modës, të së bukurës dhe jo vetëm.

Lindbergh, ishte një prej fotografëve më të mirë të modës, shquhej për stilin e tij kinematografik dhe çdo shkrepje e tij ishte unik. Ai e urrente perfeksionin në foto, e donte subjektin me shumë pak grim dhe preferonte dritën natyrale. Portretet më  të mira të  Linda Evangelista, Naomi Campbell, Kate Moss e qindra yje të tjera të Hollywood-it, në kopertinat e revistave, mbajnë emrin e tij.

KATE MOSS

"Kompanitë e kozmetikës i kanë bërë të gjithëve lavazh truri. Unë nuk dua të editoj asgjë. Edhe kur më thonë që "oh, ajo duket e lodhur"... Edhe pastaj? Çfarë ka që duket e lodhur? Duket e lodhur dhe e bukur!"- u shpreh Peter gjatë një interviste për Observer në 2016-ën.

ESTELLE LEFÉBURE, KAREN ALEXANDER, RACHEL WILLIAMS, LINDA EVANGELISTA, TATJANA PATITZ AND CHRISTY TURLINGTON, NË SANTA MONICA, 1988

Fotografi i preferuar i yjeve, preferonte fotot bardh e zi dhe urrente fotoshopin. Stili i tij realist doli në pah gjatë kohës që bota e modës dominohej nga shkëlqimi i tepërt. Gjatë punës së tij, ai gjithnjë thoshte se është përgjegjësi e fotografit të "çflirojë gratë"  dhe këdo tjetër nga frika e rinisë dhe perfeksionit.

DEBBIE LEE CARRINGTON & HELENA CHRISTENSEN, EL MIRAGE, CALIFORNIA, 1990

Vdekja e fotografit të famshëm preku këdo që punoi me të dhe gjithë të tjerët që janë emocionuar vetëm nga punimet e tij.

Dukesha Meghan Markle, e cila preferonte Lindbergh nga gjithë të tjerët, u shpreh: "Puna e tij vlerësohet globalisht sepse kapte esencën e subjektit. Promovonte ide të shëndetshme të bukurisë, shmangte fotoshop-in dhe zgjidhte bukurinë natyrale me make up minimal."

Të këshilluara

Brad Pitt tregon si hoqi dorë nga alkooli

Brad Pitt ka rrëfyer se si suksesshëm këtë vit ka hequr dorë nga pija, duke qenë pjesë e Takimeve Anonime të Alkoolikëve. “I çova gjërat aq larg sa që mund t’i...

14:31

Khloe dhe Tristan rikthehen sëbashku

Muaj më parë, tradhëtia e Tristan Thomson me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, bëri bujë të madhe në media. Pas publikimit të fotove që e nxo...

13:53

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI