Flash

Emigrantët/ Erdogan kërcënon Perëndimin: Do hapim dyert nëse nuk na ndihmoni

Lapsi.al 5 September 2019
Emigrantët/ Erdogan kërcënon Perëndimin: Do hapim dyert

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e migrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Evropës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatët sirianë.

Turqia do të “detyrohet të hapë dyert” nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai në një fjalim televiziv në Ankara. “Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”.

Aktualisht Turqia është shtëpia e më shumë se 3 milionë refugjatëve, për shkak të luftës tetëvjeçare në Sirinë fqinje, çka ka krijuar vështirësi në ekoniminë turke. Përveç sirianëve, Turqia ka strehuar edhe qindra mijëra irakianë dhe afganë, të cilët kanë ikur nga luftërat në vendet e tyre.

Më 2016, Ankaraja është pajtuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të ndalur valën e migrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve. Që nga ajo kohë është zvogëluar numri i evropianëve që kanë synuar të nisen drejt BE-së, mirëpo së fundmi arritjet në gjirin e Mesdheut janë rritur sërish.

Në fjalimin e tij më 5 shtator, presidenti turk ka thënë se shteti i tij ka kërkuar 40 miliardë dollarë për të përballuar valën e migrantëve, dhe ka pretenduar se Evropa dhe Perëndimi kanë dështuar që të përmbushin zotimet e tyre.

Ai ka thënë se Turqia është duke kërkuar kthimin e 1 milion sirianëve në zonat e sigurta përgjatë kufirit turko-sirian, teksa presidenti sirian, Bashar al-Assad vazhdon të luftojë militanët kundër qeverisë në konfliktin tetëvjeçar. /Rel

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI