Flash

Billie Eilish flet për foton provokuese që i publikuan (Foto)

Lapsi.al 5 September 2019
Billie Eilish flet për foton provokuese që i publikuan (Foto)

“Lërini fëmijët të jenë fëmijë” është një ndër parimet e Billie Eilish, e cila përpiqet vazhdimisht të theksojë që të mos e seksualizojnë figurën e saj – është vetëm 17 vjeç. Megjithatë zor se i ka shpëtuar një fakti të tillë. Në një intervistë për ELLE, këngëtarja ceku pak ngjarjen që revoltoi Twitter-in në fund të qershorit të këtij viti.

“Gjoksi im po shpërndahej në Twitter! Ishte në trending! Seriozisht?” u shpreh ajo.

- nuk është mirë që të klasifikohen gratë në të kolme ose jo;

- Billie është minorene;

- vishet me rroba të gjera pikërisht që të mos diskutohen të tilla çështje për të.

Në intervistën për ELLE, këngëtarja shton se “pasi të mbushë 18 vjeçe, mund të ndryshojë look”. “Dua të tregoj trupin tim. Po sikur të bëj një video ku shfaqem tërheqëse?” u shpreh ajo. “E di që njerezit do të thonë ‘e humba respektin për Billie-n’. Nuk kam ç’bëj”.

Sot për sot, Billie vishet me rroba të gjera dhe jo më kot. “S’dua që bota të dijë gjithçka për mua. Prandaj vesh rroba të mëdha e të gjera. Njerëzit s’mund të flasin sepse s’e dinë si dukem nën rroba, më kuptoni?” tha në një video të shkurtër për Calvin Klein, një markë me të cilën Billie realizoi edhe një fushtatë. “Nuk mund të thonë ‘oh, është e dobët, por me hire,” nuk mund të thonë ‘është e dobët dhe pa hire.’ Nuk mund të gjykojnë në kam të pasme të mëdha a të vogla. Nuk mund të thonë asgjë sepse s’dinë gjë.”

Të këshilluara

Dua Lipa ndryshon sërish look

Dua Lipa që në daljet e para të saj, nuk ka eksperimentuar shumë në look duke zgjedhur të mbajë të njëjtën pamje. Jemi mësuar ta shohim me flokë të zeza dhe ndr...

18:45

David Beckham me një çmim në GQ

Ish-futbollisti David Beckham është fytyra e kopertinës së radhës së revistës “GQ”. Ai u shfaq më tërheqës se kurrë në një set fotografik të bërë në Itali. B...

15:14

Brad Pitt tregon si hoqi dorë nga alkooli

Brad Pitt ka rrëfyer se si suksesshëm këtë vit ka hequr dorë nga pija, duke qenë pjesë e Takimeve Anonime të Alkoolikëve. “I çova gjërat aq larg sa që mund t’i...

14:31

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI