Flash

Një raport për zgjedhje të paligjshme

Lapsi.al 5 September 2019
Një raport për zgjedhje të paligjshme

Ndoshta për herë të parë në historinë  e saj si organizatë,  OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme.

Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.  I vetmi kuriozitet ka të bëjë me faktin  se si mund  të skanohen një palë votime moniste nga  një organizatë e profilizuar për të montuar zgjedhje pluraliste.

Ndaj, për një njeri që e lexon me dy gram tru në kokë këtë Raport, i duken pa kuptim, jo vetëm titujt qesharak të lëpirëseve të qeverisë të tipit “Zgjedhjet plotësuan standartet, ishin plotësisht të lira”, por edhe titujt seriozë “Raporti rrëzon, zgjedhjet e  30 Qershorit”.

Shkurt dhe shqip: OSBE-ODIHR, i quan këto zgjedhje të jashtëligjshme.  Ky raport fillon dhe mbaron te ky paragraf: “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës  13 Tetor si ditë e zgjedhjeve lokale, nuk u publikua në Fletoren  Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi I këtij akti i nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Shqip, Anglisht, pikë, fillon dhe mbaron këtu e gjithë historia e votimeve të  30 qershorit. Pas botimit të dekretit në fletoren zyrtare zgjedhjet duhej të mbaheshin  më  13 tetor, automatikisht 30 qershori bëhet nul.

Ky puç institucional, ka sjellë  me radhë  derivate shkeljesh ligji, një pas një, që nga interpretimi i Kolegjit zgjedhor, reagimi KQZ, etj etj, duke i bërë së pari dhe së fundmi  votimet e 30 qershorit të jashtëligjshme.

Kjo që ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, më shumë se sa një grusht për standartin e zgjedhjeve pluraliste, qe një vare e rëndë në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokracisë. Koha dhe këto sidomos këto  30 vjet kanë dëshmuar se gjëja më e vështirë për ne, kanë qenë ndërtimi shtetit ligjor dhe vendosja e sidomos më shumë mbajtja e atyre standarteve që mezi i vendosim.

30 qershori i vitit  2019, jo si histori zgjedhjesh pluraliste, por si kulmi I historikut të antentave ndaj shtetit ligjor, që janë bërë në Shqipëri ndër vite, na ka kthyer shumë  pas. Shumë individë, organizata, do e lexojnë me vëmendje këtë Raport final, për një palë zgjedhje të jashtëligjshme: disa për të gjetur justifikime për për varenë që i ranë këtij shteti, disa ndoshta dhe se kanë frikë se një ditë mund të përgjigjen ligjërisht për këtë krim e puc institucional që kanë bërë. Po me dorë në zemër e me ndërgjegje  këtë raport për një palë zgjedhje të paligjshme, duhet ta lexojë  sidomos zyrtari i nderuar amerikan, tashmë i dërguar i posaçëm për Ballkanin  Mathew Palmer, i cili edhe pas dekretit të Presidentit të Republikës, bëri thirrje publike që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.

Askush nuk e  vë në dyshim që zoti Palmer është nisur nga dëshira të mira, por pas publikimit të këtij raporti final nga OSBE-ODHIR, parë nga aspekti i forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, ai nuk është as më shumë e as më pak, por në rastin më të mirë: një nga ata që penguan botimin e Dekretit të Presidentit ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Syri.net

Të këshilluara

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar "pronarin" real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës ...

20:47

Etilda në hotelet e çudirave

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu ...

22:26

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve q...

17:49

Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. S...

18:30

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit.  Në morinë e st...

13:45

Bijtë bastardë të erdoganizmit

Rilindjes i takonte t'ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.  Të dy kanë këmbyer takime private, s...

17:11

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit duhet përmendur testin PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj? 1. Qytetarët që mund të ballaf...

15:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43