Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Kush është gruaja serbe që qëndron pas Matthew Palmer

Lapsi.al 4 September 2019
Kush është gruaja serbe që qëndron pas Matthew Palmer

I sapo emëruar i dërguar special i SHBA’së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është bërë lajm si shkak i origjinës së së bashkëshortes së tij. Dhe si në shumë raste shkak për të hapur këtë histori familjare është bërë ministri i jashtëm serb, hokatari, Ivica Daçiq. Ai ka qenë përkrah Palmer gjatë një takimi të shefave të diplomacisë ballkanike në Bled të Sllovenisë ku i është drejtuar zyrtarit të lartë amerikan me shprehjen e njohur në këtë anë: “ne themi jam nga fshati i gruas”. “Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

Kaq është dashur dhe mediat e Beogradit kanë filluar të tregojnë historinë e dahsurisë së Palmer dhe Danicës që ka lindur në këtë qytet. Dikur diplomati amerikan ka punuar në ambasadën e vendit të tij në Serbi. Aty e ka njohur edhe Danica Damjanovic me të cilën është martuar më pas. Mediat serbe kanë rikujtuar intervista që palmer ka dhënë kohë më parë për shtypn e këtij vendi.

“ E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi një shtëpi në ‘Dobri Voda’, ku  kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Danica Palmer, që përpos serbo kroatishtes flet edhe spanjisht është diplomuar në Universitetin e Beogradit për mjeksi, profesion të cilin e ushtron prej 20 viteshmë shumë se 20 vjet.

Ky fakt në fakt përflitej edhe më parë në mjediset politike shqiptare. Të gjithë politikanët tanë, të cilëve nuk iu shkonin për shtat qëndrimet e diplomatit amerikan përmendin si faktor të tyre qëndrimet e bashkëshortes së vet. Ato u shtuan edhe më sumë kur ai u caktua emisar i SHBA për Ballkanin duke nxitur paranojnë se aim und të çojë përpara planin serb të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Madje në Tiranë ka edhe nga ata që e shohin përkrahjen që Palmer i dha Ramës duke e lidhur atë me me qenjen e kryeministrit shqiptar pjesë e prokejtit për ndryshimin e kufijve. Sipas kësaj teorie konspirative, burri amerikan i një slaveje mbështet Ramën në pushtet në Shqipëri, që të ketë në Tiranë një aleat që do të shpjerë përpara planin e tij pro Beogradit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI