Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Agresioni kulturor i Turqisë/ Si po shtrihet rrjeti i Erdoganit në Shqipëri

Lapsi.al 4 September 2019
Agresioni kulturor i Turqisë/ Si po shtrihet rrjeti i Erdoganit në

Një investigim i kryer nga agjencia informative “Birn” ka zbuluar se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po përpiqet të rrisë praninë dhe influencën turke në Shqipëri përmes sektorit të arsimit. Konkretisht, ndikimi strategjik i Turqisë merr trajtë përmes fondacionit “Maarif”, i krijuar në qershor të vitit 2016 nga parlamenti turk, si ofruesi i vetëm i mbështetjes zyrtare të arsimit jashtë vendit.

Nëpërmjet “Maarif” është arritur të blihen universitete, shkolla të mesme, madje edhe kopshte në Tiranë. “Maarif” është i pranishëm në 35 vende të botës me gjithsej 294 institucione arsimore, kryesisht në Azinë Jugore, Afrikë dhe në Evropën Juglindore.

Bazuar në hulumtimin e “Birn” nën drejtimin e gazetares Fatjona Mejdini, ky fondacion rezulton të jetë gjithashtu një armë në betejën e Erdoganit për të shkatërruar rrjetin mbarëbotëror të institucioneve arsimore të armikut të tij të përbetuar Fetullah Gulen, kleriku mysliman që jeton në SHBA, që sipas Ankarasë zyrtare qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

Lexo më tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Së fundmi, “Maarif” ka shtrirë ndikimin edhe në qytetin e Elbasanit, duke blerë një shkollë të mesme që pritet të hapë dyert për nxënësit në këtë vit shkollor. “Pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, shkollat e lidhura me Gulen dhe turqit që punojnë për ta në të gjithë botën janë në një presion shumë të fortë, ndërsa është kjo koha kur ‘Maaarif’ nisi agresionin kulturor të Erdogan.”- shkruan “Birn”.

Agjencia ka marrë si rast shkollën private “Udha e shkronjave” në Tiranë, që në korrik të vitit 2018, lëshoi një deklaratë për shtyp ku denonconte atë që e quajti “agresion kulturor turk” përmes blerjes së shkollave shqipe.

Intervistë me Elif Shafak/ Unë e kryqëzuara e Stambollit

Në këtë deklaratë detajohej një takim midis drejtorit të shkollës, Artur Shkurti dhe shefit të përfaqësuesit të “Maarif” në Shqipëri, Fatih Cankurt, ku ky i fundit parashtroi dëshirën e fondacionit për të blerë shkollën. Prania e “Maarif”, shkruhet më tej në deklaratën e shkollës,  “thjesht zgjeron më tej praninë turke në jetën shqiptare. Ata e bëjnë shoqërinë shqiptare të përqafohet në problemet dhe interesat e Turqisë”.

“Maarif Albania” nuk e maskon besnikërinë politike ndaj regjimit në Turqi. Në faqen zyrtare në “Facebook”, janë të aksesueshme për një publik të gjerë një sërë postimesh, komentesh dhe pamjesh në lidhje me puçin e dështuar të vitit 2016, shoqëruar me deklaratat e ambasadorit turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, që dënojnë Gulen-in, i cili nga ana tjetër ka mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI