Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

France Football: Tre arsye pse duhet ti friksohemi Shqipërisë

Lapsi.al 4 September 2019
France Football: Tre arsye pse duhet ti friksohemi Shqipërisë

Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stade de France”.

Ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” që do t’i besohet arbitrit spanjoll Hezus Manzano ndonëse quhet e pakalueshme për shqiptarët nuk konsiderohet si një sfidë e lehtë as për francezët. Dhe kjo jo vetëm për faktin se në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset europiane do të mungojnë kampionë bote si Mbape apo Pogba.

Faktin që Franca e ka marrë seriozisht Shqipërinë  e tregon edhe numri i biletave të shitura. Sipas gazetës franceze Le Figaro numri i tyre ka arritur deri në 70 mijë, ndërsa për ndeshjen pasrdhëse kundër Andorrës janë shitur vetëm gjysma e kësaj shifre.

Por këtë merak te francezëve e konfirmon edhe bibla e futbollit të këtij vendi, e përjavëshmja "France Football".në numrin e saj të fundit që publikohet çdo të martë, ajo rendit tre arsye se përse Franca duhet ti frikësohet (pakëz) Shqipërisë:

1- Sepse në vitin 2014 portugalia u surprizua nga Shqiponjat dhe kjo fitore pati shumë rëndësi megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë

2- Sepse Mërgim Mavraj ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm med dy skuadrave në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty (video poshte).

3-Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Pisk nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

Kështu shkruan FF nisur edhe nga fakti se në një nga ndeshjet e tyre të fundit, atë në Paris kundër Turqisë gjelat e nënvleftësuan sfidën dhe si rrezultat lanë dy pikë të çmueshme në rrugën për në Euro 2020.

©Lapsi.al 

 

Lexo me tej:

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve: pak surpriza dhe shumë siguri

https://www.dailymotion.com/video/x2a8ns8

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI