Flash

Ariana Grande hedh në gjyq firmën “Forever 21”, i kërkon 10 milionë dollarë dëmshperblim

Lapsi.al 4 September 2019
Ariana Grande hedh në gjyq firmën “Forever 21”, i

Këngëtarja Ariana Grande po kërkon dëmshpërblim prej 10 milion dollarësh nga Forever 21. Ylli i muzikës pop është shprehur se marka ka përdorur emrin e saj për të promovuar veshjet dhe produktet e saj të bukurisë.

Grande shkroi në padi se firma publikoi të paktën 30 imazhe dhe video të paautorizuara që sugjeruan se ajo kishte miratuar markën.

Gjithashtu thuhet se marka përdori çuditërisht modele me ngjashmëri me Arianën në disa nga postimet e saj në mediat sociale.

Padia vjen pas prishjes së bisedimeve për nënshkrimin e një marrëveshje së bashku për reklamimin e veshjeve.

Grande tha se firma, e cila ka dyqane në më shumë se 50 vende të botës, i kërkoi në vitin 2018 nënshkrimin e një marrëveshje.

Por sipas saj bisedimet u prishën pasi shuma që Forever 21 ofroi për të paguar për përdorimin e emrit dhe imazhit të Grandes ishte të pamjaftueshme për një artiste të nivelit të saj.

“Në vend që të paguajnë ashtu siç e kërkon ligji, ata thjesht e vodhën atë,”-shtoi Grande në padinë e paraqitur në gjykatën federale në Kaliforni.

“Reklama mashtruese” ndodhi kryesisht në janar dhe shkurt të vitit 2019, para publikimit të albumit Grande, ‘Thank U, Next’, sipas padisë.

Forever 21 nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e padisë.

“Ne kundërshtojmë pretendimet. Jemi mbështetës të mëdhenj të Ariana Grande dhe kemi punuar me kompaninë e saj licencuese gjatë dy viteve të fundit,”-tha firma. “Kemi shpresë se do gjejmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht dhe mund të vazhdojmë të punojmë së bashku në të ardhmen.”

Grande është fituese e Çmimeve Grammy dhe është një ndër këngëtaret më të pëlqyera.

Ajo gjithashtu ka më shumë se 200 milion ndjekës në Instagram dhe Twitter.

Billboard e shpalli “Gruaja e Vitit” në vitin 2018 pasi mblodhi 29 milion dollarë për viktimat e sulmit kamikaz në Mançester.

Të këshilluara

Pete, në lidhje me aktoren amerikane

Pete Davidson dhe Margaret Qualley janë zyrtarisht një çift. Dyshja është parë në festivalin e filmit në Venecia, për të ndjekur premierën ku ka luajtur vetë Ma...

11:39

Sean Paul, baba për herë të dytë

Mirësevjen në skuadër vajza ime e bukur.”-kështu e njoftoi këngëtari i njohur se fëmija i tij i dytë ka ardhur në jetë. Sean Paul është bërë sërish baba, këtë ...

10:08

Dua Lipa, gati albumin e dytë

Dua Lipa është në prag të lansimit të albumit të saj të dytë dhe gjatë një interviste të dhënë për “Vogue” ajo flet edhe për debutimin e saj në muzikë të cilën ...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI