Flash

Profil/Billie Eilish, adoleshentja më e përfolur e momentit në muzikë (FOTO)

Lapsi.al 3 September 2019
Profil/Billie Eilish, adoleshentja më e përfolur e momentit në

Billie Eilish mund të jetë vetëm 17-vjeç, por ajo aktualisht është një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Ajo së pari fitoi famë në 2016 me publikimin e single-it të saj të parë "Ocean Eyes". Më pas publikoi albumin e saj të parë 'When We All Fall Asleep, Where Do We Go?' në vitin 2019. Deri më tani, këngëtarja ka 10 cmime vetëm në Shtetet e Bashkuara.

-Billie bëri një koment kohët e fundit kur ajo tha për 'Rolling Stone' se nuk mund të imagjinohet të jetojë për të parë të tridhjetat e saj. Në mënyrë të veçantë, ylli i ri tha që nuk dëshiron të mbush 27 vjeç. "Unë kurrë nuk do të jem 27 vjeç - shumë e vjetër," tha ajo. Disa fansa e gjetën komentin si të pahijshëm, duke marrë parasysh reputacionin e frikshëm të 'Klubit Njëzet e Shtatë', i cili përfshin yje si Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

-Këngëtarja ka pranuar të ketë disa ndjenja jo aq të këndshme ndaj vetvetes, pavarësisht suksesit në industrinë e muzikës. "Unë me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë e urrej veten time", tha ajo për  Genius.

-Billie me të vërtetë u dha fansave të saj diçka për të folur kur ajo hoqi thonjtë e saj të rremë 2 cm të gjatë gjatë një prej koncerteve të saj të fundit. Ajo ndau pasojat në mediat sociale duke postuar një foto me gishtin e saj të përgjakur. Megjithëse ajo tha që do të kishte mjaft akrilikë pas incidentit të dhimbshëm.

-Kur Billie lëshoi ​​‘Wish You Were Gay’ në vitin 2019, shumë fansa menduan se Billie ishte pjese e LGBT. Sidoqoftë, kur u bë e qartë se ajo nuk ishte, këngëtarja u akuzua për përdorim të komunitetit LGBTQ për të promovuar këngën e saj. Duke folur për Pop Buzz, Billie u përgjigj duke thënë: ' Ndjehem sikur ka qenë pak e keqinterpretuar. Unë u përpoqa aq shumë sa të mos e bëja në asnjë mënyrë fyese. " Ajo shtoi se kënga ishte menduar të merrej si një "shaka".

-Billie ka qenë e hapur për problemet me shëndetin mendor. "Depresioni ka kontrolluar çdo gjë në jetën time ... Kam qenë gjithmonë një person melankolik," tha ajo gjatë një interviste me Beats 1. "Ndjehem sikur ka disa njerëz që, në mënyrë neutrale, ata janë të lumtur."

-Duke pasur parasysh se si ajo u bë e famshme praktikisht brenda natës, shumë fansa supozojnë se Billie po jeton ëndrrën."Eshtë e bezdisshme,"  tha ajo për Rolling Stone. "Unë kam këtë gjë të mrekullueshme para meje, dhe nuk dua ta urrej atë. Dhe nuk e urrej atë. Por unë i urrej disa pjesë të saj ”.

-Billie kurrë nuk synonte që kënga e saj e parë ‘Ocean Eyes’ të bëhej hit. Ajo dhe vëllai i saj i madh Finneas i shkruajtën këngën mësuesit të saj të vallëzimit, i cili donte të koreografonte diçka për të. Por kur e ngarkuan këngën në SoundCloud, ajo kaloi virale brenda natës. Ajo madje kishte një miliardë prurje në Spotify përpara se të dilte albumi i saj i parë.

-Billie ka të ngjarë të mos jetë "atje ku ajo është sot pa ndihmën e vëllait të saj 22-vjeçar Finneas, i cili ka shkruar dhe prodhuar pjesën më të madhe të punës së saj. Pavarësisht se jeton në dukje nën hijen e saj, Finneas ka pasur vetëm gjëra pozitive për të thënë për motrën e tij të vogël. "Unë e kam dashur çdo minutë që kam kaluar [deri tani] duke regjistruar, shkruar dhe duke luajtur me motrën time," i tha ai më parë revistës Paper. "Ajo është aq e talentuar. Ajo më ka mësuar aq shumë se si të jem një artist i vërtetë, dhe si të ekzekutosh vizionin tënd dhe të jem vërtet një interpretues i jashtëzakonshëm."

-Një kohë mbrapa, adresa e saj u zbulua në internet. Si rezultat, fansat tepër entuziastë filluan të shfaqen në shtëpinë e fëmijërisë së Billie, e cila u trondit. "Ishte vërtet traumatizuese," i tha ajo Rolling Stone për incidentin. "Unë nuk ndjehem plotësisht e sigurt në shtëpinë time ”.

-Billie ka pranuar që e urren të qeshurën. "Unë e urrej të qesh. Kjo më bën të ndjehem e dobët dhe e pafuqishme,"  tha ajo per Harper's Bazaar në vitin 2017. "Unë kam qenë gjithmonë ashtu; nuk buzëqesh në asnjë fotografi. Nëse shikon Instagramin tim, unë kam një fytyrë  dhe mendoj se thjesht dukem e trishtuar gjatë gjithë kohës. "

-Billie është bërë më e hapur në lidhje me luftën e saj me Sindromën Tourette, e cila bën që ajo të ketë tik të përsëritura dhe shpesh të rastësishme. "Unë i kam mësuar vetes mënyra për të shtypur tiket e mia dhe teknika të caktuara për t'i ndihmuar [reduktuar] ato kur nuk dua të shpërqendrohem në situata të caktuara," zbuloi ajo dikur në internet për gjendjen e saj.

-Fillimisht Billie nuk mendoi se ajo do të bëhej muzikante. Përkundrazi, ajo filloi si një balerine dhe shkruante vetëm këngë për të shoqëruar koreografinë e saj. "Unë përfundova duke u lënduar dhe nuk isha në gjendje të kërceja për një kohë të gjatë," ajo ka thënë për arsyen pse u largua nga vallëzimi, raporton Nicki Swift.

Burim:Rolling Stone, Nicki Swift, Genius, Paper Magazine, Harper's Bazaar

Përshtati në shqip: Enxhi Cuku

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI