Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nuk ka lexuar kurrë, por shkroi një libër që rezulton më i shituri në Itali

Lapsi.al 3 September 2019
Nuk ka lexuar kurrë, por shkroi një libër që rezulton

Botimi “Brirët  rrinë mirë tek gjithçka” i Giuia De Lellis, ka korrur një bum shitjesh, ndonëse autorja ka deklaruar se nuk kishte lexuar kurrë një libër në jetën e saj

Shumë lexues i janë drejtuar Amazon për të prenotuar librin nga De Lellis, i cili do të dalë në treg vetëm 17 shtatorin e ardhshëm, por falë rezervimeve të shumta tashmë është ngjitur në renditjen e librave më të shitur në Itali.

Duhet talent, aq shumë talent sa të jesh në gjendje të bësh diçka pa e provuar kurrë më parë. Sidoqoftë Giulia De Lellis ka shkuar aq larg, duke bërë që opinioni publik të ndahet në dysh: nga njëra anë, ka nga ata që nuk mund të presin të lexojnë tregimin dhe sekretet që ndikuan në romanin e saj, ndërsa në skajin tjetër, ka nga ta që refuzojnë ta klasifikojnë librin e saj si letërsi.

De Lellis ndiqet nga 4 milionë njerëz në rrjetet e saj sociale dhe ata mund të jenë pikërisht blerësit e mundshëm të librit të saj.

 

Të këshilluara

Si të kaloni depresionin veror

Depresioni sezonal, nuk ka të bëjë vetëm me stinën e dimrit. Edhe depresioni veror, është gjithashtu një problem serioz. Ja cilat janë shenjat, se jeni prekur n...

15:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI