Flash

Ndjekësit kundër Victoria Beckham,' Mos promovo anoreksi'

Lapsi.al 3 September 2019
Ndjekësit kundër Victoria Beckham,' Mos promovo anoreksi'

Ndjekësit e së famshmes Victoria Beckham, e cila është mjaft potente në industrinë e modës, kanë reaguar mjaft keq pas imazheve të fundit që kjo e fundit ka publikuar në Instagram.

Ajo është akuzuar se në vend të veshjeve, në fakt po promovon modele që në fakt duken si të sëmura dhe anoreksike, gati gati si skelet.

45-vjeçarja, Beckham ndau disa foto nga linja e fundit e veshjeve të saj, por në vend që vëmendjen ta merrte fustani, e ka marrë pamja e modeles. Komentet kanë qenë të shumta, ku i kërkonin Victorias që të kujdeset për modelet e saj. Një ndjekës i shkruante: “Të lutem jepi të hajë modeles, ajo duket e sëmurë”. Ndërsa një tjetër pohonte: “E pëlqej punën tënde, por më vjen keq që ti promovon këtë trup që duket si skelet. #ushqemodelet (#feedthemodel)sepse ajo do të vdesë nëse nuk ha vaktin tjetër.

Sa keq të shohësh sesi një ikonë si ju promovon modele që duken të sëmura”. Kjo nuk është hera e parë që Victoria përballet me kritika të ashpra për zgjedhjen e modeleve të saj, të cilat duken tepër të holla.

Të këshilluara

Dua Lipa, gati albumin e dytë

Dua Lipa është në prag të lansimit të albumit të saj të dytë dhe gjatë një interviste të dhënë për “Vogue” ajo flet edhe për debutimin e saj në muzikë të cilën ...

20:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI