Flash

Kristen Stewart: Nuk kam patur role, shkak seksualiteti im

Lapsi.al 3 September 2019
Kristen Stewart: Nuk kam patur role, shkak seksualiteti im

Pasi mahniti Venecian, ku prezantoi jashtë gare filmin “Seberg”, Kristen Stewart ka rrëfyer së fundmi për “Harper’s Bazaar” arsyen se përse këto vitet e fundit nuk ka patur më asnjë rol të rëndësishëm në kinematografinë hollivudiane.

“Më thanë hapur se duhet të hiqja dorë nga daljet në publik me të dashurën time; se nuk duhet të dilja për dore me të nëse doja të bëhesha sërish pjesë e ndonjë filmi të Marvel. Më këshilluan se kjo do të ishte gjëja më e mirë për karrierën dhe suksesin tim, sepse ka njerëz në botë të cilëve nuk u pëlqen që shoqërohem me vajza”, është shprehur aktorja.

Kristen foli më tej dhe për lidhjen e saj me protagonistin e “Twilight”, Robert Pattinson. Të dy ata u adhuruan nga një brez i tërë adoleshentësh, por marrëdhënia që zgjati nga 2009-ta deri në vitin 2012, nuk ishte e gjitha rozë. “Kur ishim bashkë, nuk kemi qenë tamam një çift për t’u marrë si shembull, duhej shumë mundim për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Kishim vendosur të mos flisnim për lidhjen tonë, sepse donim të mbetej vetëm e jona”, shton Kristen, që ndërkohë nuk e ka të vështirë sot të flasë hapur për jetën private e nuk i fsheh njerëzit me të cilët frekuentohet.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI