Flash

Fetty Wap arrestohet pas sulmit ndaj punonjësve

Lapsi.al 3 September 2019
Fetty Wap arrestohet pas sulmit ndaj punonjësve

Reperi Fetty Wap është arrestuar të dielën në Las Vegas pas një sulmi ndaj tre punonjësve të një hoteli.

28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Willie Maxwell, grushtoi punonjësit e Hotel Mirage pasi u përfshi në një debat me ta në parkim. Wap u mbajt për disa orë në paraburgim, për t’u lënë më pas i lirë. Ai do të paraqitet në gjykatë në tetor, për t’u përballur me tre akuza për sulm. Ky nuk është arrestimi i parë i Fetty Wap. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2017 dhe u akuzua për drejtim të mjetit nën efektin e substancave narkotike.

Risjellim në vëmendje se reperi publikoi albumin e tij të fundit në vitin 2015, me këngën e tij “Trap Queen”, të nominuar për dy çmime Grammy.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI