Flash

Dyfytyrësia/ Qeveria zgjat koncesionin e kolaudimit. Si e anatemonte si aferë korruptive kur ishte në opozitë

Lapsi.al 3 September 2019
Dyfytyrësia/ Qeveria zgjat koncesionin e kolaudimit. Si e anatemonte si

3 shtatori është një nga ato raste që demostrojnë më së miri se Rilindja e ka ngrënë turpin me bukë dhe se ajo vazhdon në rrugën e atyre që i ka quajtur vjedhje të qeverisë Berisha. Qeveria sot ka vendosur të zgjasë me një vit e katë muaj koncesionin e kompanisë SGS të kontrollit teknik të automjeteve, pikërisht të kësaj “monopoli” që kur ishin në opozitë, socialistët e kishin quajtur si një nga aktet më të mëdhenj korruptivë të demokratëve. Përpjekjeve insistuese të agjencisë BIRN, për ktë zgjatje kanë rrefuzuar ti përgjigjen edhe nga kabineti i kryeministrit dhe nga ministria e infrastrukturës. Dhe arsyeja për këtë është e qartrë: Jo vetëm kur ishin në opozitë por edhe pas 2013 kur erdhën në pushtet socialistët e zotuan për zhbërjen e këtij monopoli. Vetë Edi Rama, në fillim të vitit 2014 u zotua se qeveria e tij do ti çlironte qytetarët nga radhat e gjata dhe do ta prishte atë që ai e quajti “një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë”.

Kur muajti po kalonin qeveria filloi ta dredhë me dhe nën zë ia vuri fajin asaq që më pas do ta quante aleati i tepsisë. Me zërin e atij që korrupsionin e lufton vetëm me llafe, Erion Braçes, ajo akuzoi ish ministrin e atëhershëm të LSI, Haxhinasto se përse nuk po e liberalizonte tregun e kolaudimit të monopolizuar që në 2009 nga kompania zvicerane SGS.

Por, në 2017 Rama i fitoi i vetëm zgjedhjet, Braçe u bë numri dy i qeverisë, socialistët e kanë vetë ministrinë e infrastrukturës me Belinda Ballukun dhe ata kanë vetndosur ta zgjasin për gati një vit e gjysëm koncesionin që në 10 vite si monopoli realizoi një fitim prej 1.3 miliardë lekësh (ose 7 milionë euro duke hequr dhe taksat).

Si jail i keq i kësaj që po ndodh, përpos dyfytyrësisë së qeverisjes socialiste është edhe shqetësimi për atë që po ndodh me koncesionet. Në thelb ato janë investime private që pasi shfrytëzohen për një përidhë të caktuar i kthehen shtetit. Ky është rasti i parë i një koncesioni që skadon dhe në vend që prona të kthehet tek publiku, ajo i “dhurohet” kompanisë SGS, e cila me sa thuhet mund të ndryshoje pronarë duke kaluar nga zvicerianët tek disa oligarkë pranë Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI