Flash

Bebe Rexha rrëfen takimin me producentin amerikan: Kisha frikë mos më përdhunonte

Lapsi.al 3 September 2019
Bebe Rexha rrëfen takimin me producentin amerikan: Kisha frikë mos

Bebe Rexha ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të frikshme që ka pasur me producentë.

Gjatë një intervistë për Cosmopolitan, këngëtarja shqiptare ka pasur disa përvoja të vështira në Hollywood.

“Unë dua të krijoj një mjedis të sigurt për gratë”, tha ajo për revistën.

“Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar”.

“Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”.

Bebe Rexha u shpreh se ky person është shumë i famshëm sot, pavarësisht se nuk dha asnjë emër. Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin:

” Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.

Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen e saj dhe është diskriminuar për madhësinë e veshjeve!

“Donin që të humbisja 9 kilogramë”, u shpreh Bebe për Cosmopolitan.

A

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI