Flash

Promovuan festivalin më të dështuar në histori, paditen modelet

Lapsi.al 2 September 2019
Promovuan festivalin më të dështuar në histori, paditen

Ndonëse kanë kaluar dy vite nga Fyre Festival – festivali më i dështuar në histori – ende çështja diskutohet në dyert e Gjykatave.

Në fillim të këtij viti, u raportua se Kendall Jenner dhe agjencia e talenteve që përfaqësonin Bella Hadid dhe Hailey Baldwin morën një fletë-thirrje për t’u paraqitur në Gjykatë, si pjesë e një përpjekjeje për të zbuluar se çfarë ndodhi me miliona dollarë që përfituan pasi ndihmuan në promovimin e eventit. E! raporton se sipas dokumenteve të Gjykatës, “Kendall Jenner, Emily Ratajkowski dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm u paditën në mënyrë që të riktheheshin paratë që thuhet se u janë paguar atyre për promovimin e ngjarjes famëkeqe.” Gregory Messer, përfaqësues i eventit, paraqiti dokumente në Gjykatë në Nju Jork këtë javë dhe kërkon rikuperimin e parave, pjesë e marketingut të Fyre Festival.

Në padi, Gregory deklaron se Kendall Jenner-it iu paguan 275,000 dollarë për një postim të vetëm, ndonëse ajo nuk u zbuloi ndjekësve se ishte paguar për të promovuar Fyre Festival. Ai shton gjithashtu se Kendall “i bëri njerëzit me dashje që të besonin se Kanye West do të performonte në festival.”

Në padi janë përmendur edhe emra të tjerë si Migos, Blink-182, Lil Yachty dhe Pusha T.

 

Të këshilluara

Cara flet për martesën me Ashleyn

Cara është në një lidhje dashurie me aktoren dhe modelen e njohur, Ashley Benson dhe është shprehur se dashuria për të e bën të jetë njeri më i mirë. Së fund...

12:21

Delinda Disha largohet nga Top-i (FOTO)

Delinda Disha, një prej aktoreve  të spektaklit “Portokalli” ka vendosur të largohet pas 4 vitesh. Lajmin e ka bërë të ditur Turjan Hysko nëpërmjet një posti...

11:20

Dafina Zeqiri tregon ndërhyrjen kirurgjike

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar ndërhyrjen që ka bërë së fundi në fytyrë. Dafina ka treguar me krenari se tashmë sytë e saj nuk tregojnë aspak lodhje apo rra...

17:34

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI