Flash

Pas Prishtinës Sunny Hill Festival edhe në...

Lapsi.al 2 September 2019
Pas Prishtinës Sunny Hill Festival edhe në...

Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, elektrizoi Prishtinën në datat 2, 3 dhe 4 gusht të këtij viti.

Këngëtarë të njohur performuan për publikun, duke e kthyer festivalin në kryefjalën e mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre të huaja.

Ky super event do të organizohet sërish në vitin 2020, për të tretin vit rradhazi, sërish në Kosovë.

Koncerti do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë dhe kësaj here do të marrin pjesë më shumë artistë ndërkombëtarë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, i cili ka nënshkruar sërish një marrëveshje me Dukagjin Lipën dhe Duan.

“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë. Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon. Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi Bashkë për Shtetin tonë!”- shkruan ministri në postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, ai ka ndarë me ndjekësit disa foto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ku shfaqet krah Dua Lipës dhe babait të saj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI