Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gramoz Ruçi merr kthesë majtas, mbron në kuvend luftën partizane

Lapsi.al 2 September 2019
Gramoz Ruçi merr kthesë majtas, mbron në kuvend luftën
Kreu i Kuvendit është munduar të zbusë reagimet e votuesve të PS-së pas ceremonisë shtetërore të rehabilitimit të kreut të Ballit Kombëtar, Midhat Frashërit dhe polemikave që janë hapur pas zërave për rishikimin e rolit të luftës partizane. Ato u ndezën fort pas zbulimit të axhendës së një konference shkencore që po planifikon Akademia e Shkencave me rastin e 75 vjetorit të çlirimit, për të shtyrtuar “antifashizmin pa armë” dhe rolin e pjesës gri të popullsisë gjatë luftës së dytë botërore. Po në të njëjtin dokument propozohej edhe rishikimi i termave dëshmor, martir viktimë etj.

Polemika/ A po e përbalt edhe Rama njësoj si Berisha luftën partizane?

Por në fjalën e tij të hapjes së kuvendit, Gramoz Ruçi, ndryshe nga Rama që ngriti në qiell kreun e kolaboracionistëve apo Erion Veliaj, që celebroi martesën e nipit të Zogut, i është kthyer qëndrimit të majtë të elozjeve për partizanët dhe LANÇ. Ai përsëriti tezat se ajo qe një luftë që e renditi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë, hodhi poshtë tezat e dikurshme të Ramës që mbronte versionin e luftës civile duke thënë se “nuk qe një përplasje idesh por një betejë e përgjakshme me pushtuesit” dhe si për të vënë qershinë mbi tortë, kur numëroi aleatat tanë në këtë konflikt botëror fillimisht përmendi ushtrinë e kuqe dhe vetëm më pas anglo amerikanët gjë që vitet e fundit bëhet shumë rrallë nga politikanët shqiptarë. Résultat de recherche d'images pour "edi rama mithat frasheri"   20161008_155742_08101604-4_q4p6hho Andi Bushati: Arkivoli i Mithat Frasherit, aty ku Rama varrosi te majten Kjo kthesë e fortë e Gramoz Ruçit, që është një prej të katapultuarve të paktë Partisë së Punës në Rilindje, bëhet pas zemërimit të fortë të shtresës tradicionale të votuesve veteranë të PS-së, dhe thirrjeve të disa prej eksponentëve të tyre për të mos votuar më për këtë parti. Por ka gjasë që ajo të jetë edhe një lojë politike e koordinuar me kujdes, ku Ruçi përpiqet t'u hedhë sy ish partizanëve të mbetur gjallë dhe familjeve të tyre, ndërsa Rama punon për të rikuperuar vota të së djathtës dhe qendrës. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI