Flash

Romeo dhe Jonida e bëjnë lidhjen zyrtare

Lapsi.al 1 September 2019
Romeo dhe Jonida e bëjnë lidhjen zyrtare

Prej kohësh këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po përfliteshin për një lidhje mes tyre.

Ata ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin “Treshat”.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke lënë të kuptohet se tashmë ishin bashkë.

Mirëpo, vetëm një muaj pasi bënë publike lidhjen, mes çiftit thuhet se nisën disa problem.

Thuhej se për shkak të xhelozisë ata po i kalonin pushimet të ndarë dhe marrëdhënia nuk ishte aspak e mirë.

Megjithatë, duket se ata e kanë kaluar këtë periudhë dhe një foto e siguruar nga “Iconstyle.al” tregon se çifti është më mirë se kurrë.

Romeo është fotografuar së bashku me mbesën dhe motrën e Jonidës në një ambient argëtimi në kryeqytet, ndërsa Jonida është ulur tek një lokal që ndodhet pranë tyre.

Përveçse ata janë të lumtur bashkë, kuptohet që Jonida e ka prezantuar aktorin e humorit edhe me familjen e saj dhe lidhja qenka bërë serioze.

Të këshilluara

Ditë zie për familjen Hadid (Foto)

Është një ditë e trishtuar ajo e sotmja në familjen e supermodeleve, Bella dhe Gigi Hadid, pasi gjyshja e tyre ka ndërruar jetë. Ans van den Herik, ose siç mbe...

13:40

Ndahet nga jeta aktorja amerikane

Rhoda Morgenstern ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Valerie Harper ndërroi jetë të premten, duke shtuar se familja nuk do të zbulojë detaje të tjera. Prej ...

12:30

E akuzuan për modifikime, reagon blogerja

Një blogere udhëtimesh me më shumë se 280 mijë ndjekës në Instagram sapo pranoi që përdor “Photoshop” për të shtuar re në sfondin e fotove. Kjo ndod...

10:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI