Flash

Kriza qeveritare në Itali/ Conte merr mandatin, Salvini thërret protestë

Lapsi.al 30 August 2019
Kriza qeveritare në Itali/ Conte merr mandatin, Salvini thërret

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka pranuar marrjen e një mandati të ri për formimin e një koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike të qendrës së majtë dhe populistëve të Lëvizjes “5 Yjet”, një javë pas rrëzimit të kabinetit të dominuar nga nacionalistët.

Conte është shprehur pas konfirmimit të përzgjedhjes së tij në të njëjtën detyrë, se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, duke rënë ndesh me politikat e djathtistëve të “Lega” së drejtuar nga Matteo Salvini, i cili shkaktoi edhe kolapsimin e koalicionit të mëparshëm.

Conte, një profesor i pavarur, e akuzoi Salvinin në seancën parlamentare të javës së kaluar kur komunikoi edhe dorëheqjen, për krijimin e një krize politike për “interesa personale dhe partiake”. Pasi presidenti Sergio Mattarella, i dha atij mandatin për të formuar një koalicion të ri, Conte tha se Italia duhej të kompensojë kohën e humbur pasi gjendej në një “fazë shumë delikate”.

“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për të modernizuar vendin, për ta bërë kombin tonë edhe më konkurrues në skenën ndërkombëtare, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës”, tha Conte.

Ndërkaq,  Salvini u bëri thirrje mbështetësve të partisë së tij për zhvillimin e një proteste në Romë, më datë 19 tetor. Sipas Salvini-t, krijimi i kësaj qeverie të këtij lloji është politikisht e papranueshme, sepse po lidhet një partneritet mes një force anti-sisitem dhe një partie tradicionale, duke u mohuar italianëve të drejtën demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre përmes votës.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI