Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Si të kaloni depresionin veror

Lapsi.al 29 August 2019
Si të kaloni depresionin veror

Depresioni sezonal, nuk ka të bëjë vetëm me stinën e dimrit. Edhe depresioni veror, është gjithashtu një problem serioz. Ja cilat janë shenjat, se jeni prekur nga ky lloj depresioni:

1.Pagjumësia

Vera ka ditë më të gjata dhe netë më të shkurtra. Kjo mund të prishë ciklin tuaj të vendosur gjatë muajve të dimrit. Ndryshimi i regjimit të gjumit, ka gjasa të shkaktojë depresion, madje edhe tek fëmijët. Pa sasinë e duhur të gjumit, trupi juaj çliron më shumë kortizol, një hormon i stresit, ndaj ndjeshmëria juaj në shumë fusha mund të rritet.

Çfarë mund të bëni: Përpiquni të ruani oraret e njëjta të gjumit me ato në dimër. Ose bëni një zhvendosje graduale nga zakonet e pushimit, duke përdorur perde të errëta për të bllokuar rrezet e diellit, ose kufje në vesh për të bllokuar zhurmat.

2.Dëshironi të zhdukeni nga qarkullimi për disa ditë

Njerëzit e bëjnë këtë gjatë dimrit, por është shumë më e vështirë gjatë verës. Për shkak se gjatë verës ka aktiviteteve sociale shtesë, dhe shpesh është e vështirë t’u shpjegosh miqve se dëshiron të rrish pak kohë vetëm.

Çfarë duhet bërë: Shkëputuni për disa kohë, mund t’u thoni miqve ku po shkoni, dhe më vonë rrefejuni se si po ndjeheni. Jepini atyre një mënyrë për t’ju kontaktuar, por kërkojuni që t’u telefonojnë ose shkruajnë vetëm në raste urgjente.

3.Jeni konkurrues, dhe të zhytur në stres

Gjatë sezonit të verës, të gjithë përpiqen të tregojnë diçka nga vetja tyre. Kjo mund të jetë fiziku i tyre i ri pas stërvitjeve në palestër gjatë dimrit, apo disa selfi të bukura në ndonjë plazh të veçantë. Ju mund të bëheni ziliqarë nga kjo, dhe të ndjeni se duhet të lëvizni për të bërë diçka të veçantë.

Të këshilluara

7 trendet e bukurisë (FOTO)

Industria e bukurisë po kalon disa ndryshime. Ka disa lajme të mira: moda po bëhet më e thjeshtë dhe më natyrale. Ne nuk kemi nevojë të kemi vetulla të përs...

14:39

Trendi më i ri i thonjve (FOTO)

Për të gjitha ju që i adhuroni xixat  këto modele thonjsh  janë ndër më të pëlqyerat në Instagram. 1- Elegante 2- Nude me trekëndësha xixash &n...

17:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI