Flash

Mbyllja e emisioneve kritike ndaj qeverisë, reagon Këshilli i Europës

Lapsi.al 29 August 2019
Mbyllja e emisioneve kritike ndaj qeverisë, reagon Këshilli i

Këshilli i Europës raporton si kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri, mbylljen e dy programeve kritike ndaj qeverisë. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës për kërcënimet ndaj lirisë së medias mbyllja e programeve “Të Paekspozuarit” dhe “Krasta/A Show” u raportua të enjten si kërcënim i nivelit të dytë. Alarmi u publikua në seksionin “Media Freedom Alerts” i raportuar edhe nga EFJ (Federata Europiane e Gazetarëve) dhe Federata Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të mbrojtjes së gazetarëve në botë.

“Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, Neës24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në Neës24, në pronësi të Focus Media Group.

Gazetarit Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e Neës24 për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza “fake news”, - shkruhet në platformën e Këshillit të Europës.

Pak ditë më parë Presidenti i kompanisë Irfan Hysenbelliu mohoi në një prononcim për BIRN t’i ishte bërë presion, ndërsa bordi i News 24 lëshoi këtë të enjte një deklaratë ku i cilësoi raportimet për mbylljen e emisioneve si “të pabaza” dhe “të motivuara nga konkurrenca” dhe segmente të politikës.

Vetëm gjatë këtij viti Këshilli i Europës ka shënuar 5 kërcënime serioze për lirinë e medias në Shqipëri, përfshi rrahjen e një gazetari në Dibër nga policia dhe këmbënguljen e qeverisë për të miratuar të ashtuquajturën “paketë antishpifje”. Në vitin 2018 në faqe u regjistrua vetëm një kërcënim dhe në vitin 2017 ishin tre të tilla.

Mbyllja e dy emisioneve pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri. Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI