Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Lapsi.al 29 August 2019
Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar "pronarin" real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.

Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo "qen roje" i pushtetit të katërt.

Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?

Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS (Këtu poshtë).

https://lapsi.al/2019/08/29/zeri-i-amerikes-debate-te-forta-ne-ps-pjetri-perplas-ashper-ramen-e-bushatin/

Po të lexohen me kujdes, aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që "incidenti" të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.

Ç'do njeriu normal, që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.

Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.

Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës.

Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.

Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërërasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të bindur për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje nndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.

Në këtë kuptim, reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.

Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka degraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s'lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.

Prandaj ai i suli taborët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.

Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.

Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka "ndryshuar' sot ish ministri i jashtëm, Bushati. Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Etilda në hotelet e çudirave

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu ...

22:26

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve q...

17:49

Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. S...

18:30

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit.  Në morinë e st...

13:45

Bijtë bastardë të erdoganizmit

Rilindjes i takonte t'ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.  Të dy kanë këmbyer takime private, s...

17:11

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit duhet përmendur testin PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj? 1. Qytetarët që mund të ballaf...

15:30

Koha kur Edi Rama ishte kullofob

Edi Rama po tregohet i palodhur për të bindur qytetarët se Teatri Kombëtar duhet prishur, duke risjellë nëpër media deklarime dhe argumente pro shembjes së tij,...

14:00

BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor

Qeveria gjermane e mblodhi takimin e Berlinit për të prerë bisedimet prapa-skene midis Vuçiçit dhe Thaçit, mbi një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të terr...

12:36

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI