Flash

Orët vendimtare për Italinë, konsultimet për qeverinë e re drejt fundit

Lapsi.al 28 August 2019
Orët vendimtare për Italinë, konsultimet për qeverinë e

Bisedimet mes palëve politike për mundësinë e krijimit të një qeverie të re në Itali, me qëllim parandalimin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, janë drejt përfundimit.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka zhvilluar bisedime me krerët e partive në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që u thellua me dorëheqjen e kryeministrit Giuseppe Conte, pas divergjencave me ministrin e Brendshëm, njëherësh kreu i “Lega”-s, Matteo Salvini, i cili u tërhoq nga koalicione me populistët e majtë të “5 Yjeve” për të garuar i vetëm për psotin e kreut të ekzekutivit.

Mattarella ka njoftuar se do të shpërndajë Parlamentin, nëse deri në mesjavë nuk do të ketë garanci për krijimin e një koalicioni që t’i sigurojë vendit një qeveri jetëgjatë.

Por, gjatë fundjavës dhe nisjes së kësaj jave, Lëvizja “5 Yjet” dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë, janë përpjekur të krijojnë një koalicion të ri funksional, për të evituar shkuarjen në zgjedhje, duke zhgënjyer edhe pritshmëritë e Salvinit.

Konsultimet mbyllen sot, pasi Matarella të presë përfaqësuesit e PD-së, Forza Italia-s të ish-kryeministri Silvio Berlusconi, “Lega”-s dhe “5 yjeve”.

Të këshilluara

Alarm në Amazonë! Zjarri hyn në Paraguai

Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit. Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundi...

10:45

Brexit/ Zbulohet plani sekret i Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson po planifikon të mbyllë legjislativin për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalojë me çdo kusht deputetëve në Ëestminster shtyr...

11:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI