Flash

Çfarë kuptimi ka tatuazhi i ri i Miley pas ndarjes nga Liam

Lapsi.al 27 August 2019
Çfarë kuptimi ka tatuazhi i ri i Miley pas ndarjes nga Liam

Miley Cyrus duket se ka lënë mënjanë ndarjen nga bashkëshorti Liam Hemsworth.

Ajo zbuloi një tatuazh të ri në MTV Video Music Awards 2019 të hënën, vetëm disa momente para se t’i shpëtonte një incidenti të vogël me veshjen që desh i zbuloi më shumë seç duhej.

Këngëtarja u fotografua në Prudential Center në Newark, New Jersey, me një tatuazh të ri në krah ku shkruhej: “Në kokë ndihesha e frikësuar, por zemra ime ndihej e lirë”.

Vargjet janë të shkëputura nga kënga “The Thing” e Pixies, 1990.

Autorja e hitit “Wrecking Ball” vijon të shoqërohet me vajzën bjonde që u pa duke u puthur pak para se të përhapej lajmi i ndarjes.

Pas koncertit asaj iu bashkua ish-bashkëshortja e Brody Jenner, Kaitlynn, 30 vjeç, e cila u pa duke i dhuruar një puthje të ëmbël.

Për arsyen e ndarjes me Liam u diskutua tradhtia, por Miley mohoi gjithçka:

“Unë mund të pranoj shumë gjëra, por jo ato që thuhen se unë dhe Liam prishëm martesën pas një tradhtie. Unë dhe Liam ishim bashkë për një dekadë. Unë e kam thënë dhe është e vërtetë. Unë e dua Liam dhe do e dua gjithmonë”, shkruante Miley pak ditë më parë.

Të këshilluara

Veshjet më të këqija në MTV (FOTO)

  Çdo vit në MTV nuk mungojnë vipat e veshur çuditshëm, të cilët e kanë kthyer në një qëllim marrjen e “trofeut” nga mediat për veshjet më shokuese....

14:05

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI