Flash

Bebe Rexha fiton çmim në MTV Video Music Awards

Lapsi.al 27 August 2019
Bebe Rexha fiton çmim në MTV Video Music Awards

Bebe Rexha ka një arsye të madhe për të festuar!

Ajo shkoi dje në New Jersey ku u organizua ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards, për të rrëmbyer kupën e parë.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar për tre çmime “Song of the summer” me “Call you mine”, dhe dy nominimet e tjera për “Video Dance” njëra me këngën “Say my name” dhe tjetra me “Call you mine”.

Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në “Video Dance” me këngën “Call you mine” një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Bebe publikoi një foto në Instagram ku shfaqet me kupën mbi të pasme ndërsa shfrytëzoi mundësinë për t’i falënderuar fansat për mbështetjen tyre dhe The Chainsmokers për bashkëpunimin.

Bebe takoi edhe një nga mbështetëset e saj më të mëdha, Taylor Swift, e cila i ka dalë në krahë gjithmonë kur këngëtarja shqiptare është kritikuar për paraqitjen fizike!

Të këshilluara

Nicole tregon rutinën e të qenit në formë

Nicole Scherzinger është 41 vjeçe, por mund ta ngatërrosh fare lehtë me një vajzë 20-vjeçare. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka një fizik perfekt dhe sigurisht...

16:11

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI