Flash

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Lapsi.al 26 August 2019
Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi

Tani nuk është më ndonjë gjë e re se Edi Rama e ka mbushur parlamentin apo edhe bashkitë, me njerëz që kanë një të shkuar të errët penale. Rastet e Roshit, Ndokës, Prengës, Frokut, ashtu si ato të mbi 20 idh deputetëve janë të mjafta që ta vërtetojnë këtë.

Por, këtë radhë lajmi është tjetër. Rilindja u ka imponuar socialistëve dhe më pas qytetarëve shqiptarë, përpos individëve me problem penale, mbi të gjitha administrator idiotë, që nuki njohin ligjet e vendit të tyre dhe që kanë kujtuar se do të kalonin paq në filigranin tepër të imët të ligjit të dekrinalizimit. Rastet e fundit të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe të Agim Kajmakut në Vorë nuk janë vetëm shembuj anti morali, por mbi të gjitha dëshmi ulëritëse se sa poshtë ka zbritur ‘IQ” (konficenti i inteligjencës) i atyre që Rama propozon për të drejtuar qytetet e vendit.

Valdrin Pjetri e dinte mjaft mirë të shkuarën e tij. Ai e dinte se për të kandiduar duhej të plotësonte pranë KQZ-së formularin e një prej ligjeve me drakonianë, atij të dekriminalizimit. Ai e dinte se nëse gënjente aty, ashtu sikurse bëri, rrezikonte nga gjashtë muaj deri në pesë vite burg. Dhe prapë nuk pyeti. Shënoi në formualar se është i pastër, i pa dënuar dhe i padëbuar (shih formularët poshtë) duke besuar deri në fund se askush nuk do ti nxirrte në publik, mëkatet be tij të rinisë në Firence.  

.

 

     

 

E njëjta gjë ndodhi edhe me Agim Kajmakun. Njësoj si Gjushi, që do të mbahet mend jo se transformoi Durrësin, por se pretendoi deri në fund se është i pastër si akullore, i quajturi ndryshe Jorgo Toto, i tha pak ditë më parë Top Channel se ishte i pastër si kajmak.

Të njëjtën gjë ka deklaruar me shkrim edhe në KQZ. Por sot PD, nxorri dokumentat që mbërëmë i ka pasur edhe një media e majtë që ka rrefuzuar ti botojë, se Agim Kajmaku është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai i ka shpëtuar më pas burgimit vetëm falë arratisjes pas di gjykata e urdhëroi me detyrim paraqitje.

Por, 16 vite më pas Kajmaku që e ndryshoi për herë të tretë emrin duke e fshirë përfundimisht identitetin e Jorgos, e ka “fshirë nga kujtesa” mëkatin e tij grek. Dhe ai ka pranuar të kandidojë për Vorën, megjithëse për rastin e tij ligji shqiptar parashikon pesë vite burg.

Dhe kjo është pyetja madhore që del pas këtyre dy rasteve: Si ka mundësi që këta individë janë treguar kaq idiotë sa kanë kujtuar se di i shpëtojnë ligjit. Si kanë riskuar burgosjen për të kandiduar në emër të Rilindjes? Mos vallë besonin se krimi fshihet më mirë duke qëne pjesë e një familje me të singjashmit e tu? Apo thjeshtë janë ca mjeranë kokëshkretë, të cilët etja për të bërë para në shtet, i bën kamikazë që të sfidojnë edhe burgun.

Me sa duket pas këtyre rasteve (të shpresojmë që s’ka të tjerë) përpos dekriminalizimit duhet propozuar edhe një ligj që ti bëjë të zgjedhurve edhe testin e inteligjencës. Sepse po e lamë seleksionimin vetëm në dorë të Ramës,  Shqipëria mund të përfundojë shumë shpejt në një pavion të marrësh.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI