Flash

2 vite nga sulmi terrorist, Ariana Grande rikthehet në Manchester

Lapsi.al 26 August 2019
2 vite nga sulmi terrorist, Ariana Grande rikthehet në Manchester

Ariana Grande u tha fansave se ishte e tronditur dhe nervoze pas rikthimit në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i 2017.

Fansat brohorisnin emrin e saj pas performancës në Manchester Pride të dielën.

Policia e armatosur patrulloi jashtë zonës së koncertit. Performanca e Grandes erdhi 2 vite pasi një kamikaz vrau 22 persona pas koncertit të saj në Manchester Arena.

“Manchester ka një vend shumë të veçantë në zemrën time,”-u shpreh ylli i popit.

Ndërsa i tha turmës së fansave: “Jam e lumtur që jam me ju. Jam kaq nervoze. Kam shumë për të thënë por jam e tronditur. Ju falënderoj.”

Ariana Grande filloi performancën e saj 35 minutëshe me këngën No Tears Left To Cry. Kjo është kënga e saj e parë që publikoi pas sulmit terrorist duke dhuruar çaste emocionuese për fansat e saj, si edhe për veten.

Të këshilluara

Aktoret më të pasura në botë

Scarlett Johansson shpallet aktorja më e paguar në botë. Aktorja e njohur kryeson listën e publikuar nga revista e njohur ‘Forbes’ për të dytin vit radhazi. ...

10:49

Ndahen Roberti dhe Nora (FOTO)

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Roberti ka folur për herë të parë mbi lajmet duke pranuar ndarjen, por duke theksuar se kjo nuk i pengon ata që t...

10:17

Shtëpia e re e familjes Obama (FOTO)

Barack dhe Michelle Obama po përpiqen të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck. Sipas...

16:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI