Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Propaganda në hall/ Rama përkrah Etilda Gjonajt për shtratin e shtrenjtë

Lapsi.al 25 August 2019
Propaganda në hall/ Rama përkrah Etilda Gjonajt për shtratin e

Propaganda e qeverisë po mendohet gjatë për të gjetur një shpjegim për faturat e shtrenjta që ministrja e Drejtesise,  Etilda Gjonaj, ka shpenzuar në udhetimet e saj jashtshtetit, për takimet zyrtare, ku një natë në hotele luksoze ka kushtuar deri në 700 euro. Kryeministri ka folur me një gjuhë të pakuptueshme, duke i thënë një komentuesi që i kërkonte në Facebook shkarkimin e ministres, se këto janë të pavërteta."...ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e ke gjetur, eshte gjelle e prishur' ka thënë Rama.

1

Pra, kryeministri ka mohuar faturat po pa dhënë shpjegim për to.

Pak më shumë sqarime gjenden në gazeta Tema, që me sa duket ka pyetur në ministrinë e drejtësisë. Aty konfirmohet se Etilda Gjonaj do të dalë ti shpjegojë udhëtimet e saj me shifra marramendëse. Gazetari Mero Baze ka dhënë pak më shumë informacion në një editorial duke thënë se bëhet fjalë për fatura udhëtimesh në grup dhe shpesh prenotimesh të prera në minutën e fundit.

Por, deri tani asnjë sqarim i plotë nuk është dhënë për një lajm të bërë publik prej tre ditësh.

Në fillim Faktoje.al botoi faturat e hoteleve ku pati fjetur Etilda Gjonaj dhe të biletave të saj të avionit. Pastaj, Lapsi.al (lexo poshtë) i krahasoi ato me çmimet reale të hoteleve që gjenden në Booking.com, ku rrezultonin diferenca shumë të pa justifikueshme.

Tani Rama thotë se kjo është gjellë e prishur, ndërsa ministrja pretendon se do gjejë arsyetimin që shpjegon faturat. Por sado akrobaci matematikore që të bëjnë, një gjë është fakt. Po të shikosh shtretërit që ka zgjedhur të prehet ministrja, ato janë të gjitha në hotele me 5 yje, dhe në zonat më të shtrenjta të kryeqyteteve europiane. Ndoshta edhe ky fakt i vetëm mjafton për të hapur debatin.

©Lapsi.al

Skandali/Sa milionë na kushton shtrati i ngrohtë i Etilda Gjonajt?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI