Flash

Ish i dashuri i gruas së Messit, ' I lumtur që më la për të'

Lapsi.al 25 August 2019
Ish i dashuri i gruas së Messit, ' I lumtur që më la

Në përgjithësi besohet se Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë qenë të dashur që në fëmijëri, por njëri nga miqtë e nuses pranoi, se ajo që sot njihet si zonja Messi, ishte e përfshirë në një marrëdhënie dashurie me dikë tjetër për disa vite.

Një nga miqtë e Antonellës i tha revistës “Para Ti”, se ndërsa çifti i lumtur e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 10 vjeç, marrëdhënia e tyre filloi të bëhet serioze vetëm në 2007.

Roccuzzo, ose “La Negra” siç njihej në Rosario, u takua me miqtë e saj për të festuar 'Ditën e Miqësisë (El Día del Amigo) më 20 korrik dhe ky ishte momenti kur të gjithë e morëm vesh që ajo dhe Leo po dilnin së bashku: “Ne u takuam siç kishim bërë gjithmonë dhe ajo nxori një telefon Blackberry, që Leo i kishte dhuruar asaj. Antonella nuk tha asgjë tjetër, por ne të gjithë e morëm me mend, se ata kishin filluar ta takonin njëri-tjetrin ”, shpjegoi miku i Antonella.Messi dhe Antonella e kanë njohur njëri-tjetrin që në fëmijëri, pasi janë prezantuan nga Luca Scaglia, kushërira e Antonellës. Pikërish Luca është kujtuar edhe për momentin e parë të njohjes së tyre. Ishte pikërisht Messi në moshën 9-vjecare, i cili e kishte pyetur Lucan për Antonellën: “Kush është ajo?”. Leo më vonë i shkruajti Antonellës 8-vjeçare një letër, në të cilën ai shpjegonte: “Një ditë ne do të jemi unë i dashuri jot dhe ti e dashura ime”.Messi e la Antonella në harresë për të shkuar në Spanjë

Nja dy vjet më vonë, Leo dhe familja e tij u larguan nga Rosario për në Spanjë, në mënyrë që të mund të vazhdonte karrierën e tij tek FC Barcelona. Kjo bëri që dashuria e tij me Antonellën të bëhej platonike. Antonella filloi të dilte me një djalë tjetër. Por disa vjet më vonë, Antonella la të dashurin e saj, kur mësoi se Messi ishte duke ardhur për vizitë në vendlindjen e tij, Argjentinë. Sipas shoqes së saj, ajo ndërpreu marrëdhëniet me partnerin dhe shkoi të kërkonte Leo.

Kjo ishte një goditje në zemër në mënyrë filozofike për ish të dashurin e Antonellës. “Ajo më la mua, por të paktën nuk më la për një mashkull dosido, - ajo më la për Messin ...", u shpreh ai në një deklaratë për mediat lokale, në momentin kur po kujtonte marrëdhënien në 2010

[gallery size="large" ids="449528,449529,449530"]

 

Të këshilluara

Wayne Rooney kapet mat me një grua tjetër

Pas 7 orësh festë, futbollisti Wayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një vajzë brune. E gjitha kjo erdhi disa ditë pas humbjes 1-0 në q...

13:55

Futbollistët më të kërkuar në Pornohub

Faqja e filmave për të rritur “PornHub” ka publikuar 10 emrat e lojtarëve që janë kërkuar më së shumti në faqen e tyre të internetit, shkruan GiveMeSport. Më po...

13:10

Ndahet nga jeta miliarderi David Koch

David Koch, mban vendin e 11, si një ndër njerëzit më të pasuri në botë. Ai ndërroi jetë, si pasojë e sëmundjes së kancerit. Njëzet e shtatë vjet më parë, David...

10:35

Gati seritë e reja të 'Beverli Hills'

Seriali i njohur i viteve 90-të “Beverly Hills” shumë shpejt do të nisë të transmetohet pasi 10 seritë e para të tij janë gati. Në këtë serial do të kthehet ...

10:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI