Flash

Dua dhe Anwar fotografohen në momente intime

Lapsi.al 24 August 2019
Dua dhe Anwar fotografohen në momente intime

Përfundimisht, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid nuk qëndrojnë dot një çast larg njëri-tjetrit! Dyshja po e shijon më së miri këtë periudhë të parë të lidhjes së tyre dhe përveçse nuk ngurrojnë ta tregojnë në rrjetet sociale nëpërmjet postimeve të shumta së bashku, nuk mungojnë dhe fotot e paparacëve që i kanë kapur në momente intime.

Ditën e djeshme, fill pas ditëlindjes së 24-t të këngëtares, dyshja e të dashuruarve ka shijuar një ditë në plazh në Malibu ku duket se janë argëtuar së tepërmi.

Në fotot në fjalë, Dua dhe Anwar shihen vazhdimisht duke shkëmbyer puthje të nxehta e madje edhe ndonjë prekje pikante, me siguri pa e ditur se dikush po i fotografonte.

Ylli i hitit “New Rules” dukej në super formë me një palë rroba banje Versace, ndërsa modeli, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, shihet i veshur me një kostum sërfi.

Kujtojmë se lidhja e tyre pushtoi mediat ndërkombëtare rreth dy muaj më parë dhe u konfirmua fare shpejt nga të dy ata, falë postimeve në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Madonna në mbrojtje të Miley Cyrus

Duket se të gjithë po komentojnë divorcin e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duke theksuar se kjo e para e ka tradhtuar aktorin. Cyrus ka shpërthyer në një ser...

18:29

Fejohet ish-banori i Big Brother

ish-banori i “Big Brother’ Ervin Zyfi prej kohësh është larguar për në Amerikë ku ka nisur edhe një jetë të re. Në disa intervista të ndryshme ai ka treguar se ...

17:30

Gianno Russo: Marilyn më mori virgjërinë

Gianni Russo ka treguar se si Marilyn Monroe ia mori atij virgjërinë kur ai ishte 15 vjeçar dhe ajo ishte 33 vjeçare. Aktori, tani 75 vjeçar, i cili është i ...

16:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI