Flash

Përse Meghan Markle i mban duart gjithnjë në një pozicion në daljet publike

Lapsi.al 23 August 2019
Përse Meghan Markle i mban duart gjithnjë në një pozicion

Pothuajse çdo njeri ka një mënyrë qëndrimi kur del në publik apo edhe kur takon njerëz të rëndësishëm. Qëndrimi varet nga personi që ke përballë apo edhe arsyeja e takimit.

Prandaj Meghan Markle që pasi është bërë pjesë e familjes mbretërore ka ndryshuar mënyrën e qëndrimit dhe kjo na ka bërë përshtypje të gjithëve.

Dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para dhe kjo e bën të duket mjaft elegante.

Por duket se pas këtij qëndrimi fshihet diçka më shumë dhe duket se ai është i mirëmenduar.

Ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë për Cosmopolitan se ky pozicion i jep dukeshës siguri dhe fakti që qëndron për një  kohë të gjatë kështu i është bërë tashmë refleks.

“E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht”, shprehen ekspertët.

Ky pozicion të bën të ndihesh e sigurtë dhe mund të lëvizësh lirshëm.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha e Cambridge-it i mban duart e drejtuara poshtë. Sipas Cobb, ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin.

image

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

Kinematografia dhe arti shqiptar humbën ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare u nda nga jeta pas një infarkti të papritur që pësoi ditën ...

11:23

Miley dhe Liam ndahen zyrtarisht

Vetëm 8 muaj pasi u kurorëzuan me martesë histornë e tyre 10 vjeçare, duket se gjithçka mes çiftit po merr fund njëherë e përgjithmonë. Burime për “E!News” k...

10:17

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI