Flash

Fejohet ish-banori i Big Brother

Lapsi.al 23 August 2019
Fejohet ish-banori i Big Brother

ish-banori i “Big Brother’ Ervin Zyfi prej kohësh është larguar për në Amerikë ku ka nisur edhe një jetë të re. Në disa intervista të ndryshme ai ka treguar se është fejuar dhe jeta në Amerikë paska sjelle edhe zhvillime të reja për anën personale të tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Story.al’ Ervini ka zbuluar se para pak kohësh është martuar.

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm” ,ka treguar ish-banori.

Më tej ai ka shtuar se së shpejti ka në plan të zgjerojë familjen dhe po mendojnë për një fëmijë.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”, tha ai.

Ervini ka treguar se në SHBA ka shkuar për të zhvilluar karrierën e tij në kinematografi dhe në modeling dhe deri tani i ka ecur mjaft mirë.

Të këshilluara

Gianno Russo: Marilyn më mori virgjërinë

Gianni Russo ka treguar se si Marilyn Monroe ia mori atij virgjërinë kur ai ishte 15 vjeçar dhe ajo ishte 33 vjeçare. Aktori, tani 75 vjeçar, i cili është i ...

16:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI