Flash

Rikthimi i Rusisë në G7? Macron: Jo pa zgjidhur krizën e Ukrainës

Lapsi.al 22 August 2019
Rikthimi i Rusisë në G7? Macron: Jo pa zgjidhur krizën e

Aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia solli për rrjedhojë largimin e saj nga blloku i G8-s (prej 2017-s të tkurrur në G7), që përbashkon grupin e vendeve më të industrializuara të botës. Në paraprirje të takimit të kësaj jave të Grupit të 7-shes (Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar), presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për mundësinë e rikthimit të Rusisë, anëtares problematike në familjen e dikrushme.

Macron është shprehur se pa u zgjidhur një herë e mirë çështja dhe kriza e Ukrainës, Rusia nuk mund të kthehet në G7. “Një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik që do të konfirmonte epokën e mosndëshkimit, gjithashtu do të tregonte një dobësi të fuqive perëndimore”- tha Macron.

Më herët këtë javë, në një takim në rezidencën e tij verore në jug të Francës, Macron priti presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i treguar Kremlinit se merret gjithsesi në konsideratë, pavarësisht se  është përzënë nga G7-a. Në fokus të bisedimeve ishin krizat ndërkombëtare, por  edhe situata e brendshme në Rusi. Prej më shumë se një muaji, Moska ka qenë “nën ethet” e protestave, që u nxitën pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës të konkurronin në zgjedhjet vendore që do të mbahen në shtator.

“Këtë verë ne bëmë thirrje për liri për të protestuar, për liri të fjalës, mendimit e për të konkuruar në zgjedhje, gjë që duhet të respektohet plotësisht në Rusi si për çdo vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës”, u shpreh Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp përpara takimit.

Nga ana tjetër, Putin shprehu mospajtim ndaj komenti, duke u përgjigjur në mënyrë evazive se situata në Moskë po trajtohej në përputhje me ligjin. Putin tregoi angazhimin e tij maksimal për të parandaluar zhvillimin e një lëvizjeje protestuese të ngjashme me “jelekverdhët” në Francë, duke iu përgjigjur kritikës së homologut të tij francez, i cili bëri thirrje që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike.

“Ne të gjithë i dimë ngjarjet e lidhura me të ashtuquajturit ‘jelekët e verdhë’, gjatë protestave të të cilëve, sipas llogaritjeve tona, u vranë 11 persona dhe 2500 u plagosën. Ne nuk do të dëshironim që ngjarje të tilla të ndodhnin në Moskë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të garantuar situatën e brendshme politike dhe çdo veprim ka qenë në mënyrë rigoroze brenda kuadrit ligjor”, theksoi Putin.

Në përmbyllje të takimit, të dy presidentët bënë të ditur se do të diskutojnë një seri problemesh ndërkombëtare, sikurse çështjen e Iranit, Sirisë, kontrolli i armëve dhe në mënyrë të veçantë çështja e Ukrahinës, që pritet të sjellë zhvillime pozitive pas ftesës së Volodymyr Zelenskyit për të arritur paqen.

 

 

 

Të këshilluara

Erë lufte mes Erdogan dhe Assad

Kurrë më parë nuk ka qenë situata më e tensionuar në Idlib të Sirisë. Ushtria turke po kërkon të forcojë pikat e vëzhgimit në këtë rajon. Por flota ajrore siria...

23:03

Aksident tragjik, ndërron jetë zv.ministri

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van. Dursu...

20:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI