Flash

Qëllohet me armë grupi i këngëtarit francez gjatë xhirimeve, plagosen 3 persona

Lapsi.al 22 August 2019
Qëllohet me armë grupi i këngëtarit francez gjatë

Një grup i armatosur prej afro 20 personash hapi zjarr gjatë xhirimit të klipit të fundit të reperit francez Booba, në një hangar në Aulnay-sous-Bois, të Parisit.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, ndërkohë që në momentin e të shtënave reperi sapo ishte larguar.

Plumbat kapën tre persona të cilët ndodhen në spital, ndërkohë që agresorët arritën të largohen.

Booba është një prej reperave më popullor në skenën franceze. Dyshohet se objekti i sulmit ishte pikërisht ai, por që arriti të largohej para se agresorët e armatosur me pistoleta dhe shkopinj bejsbolli ta qëllonin.

Kështu ata qëlluan disa persona në shesh xhirim, ndërkohë që i plagosur me plumb në këmbë mbeti menaxheri i artistit, shkruan noa.al.

Kujtojmë se në ditët e para të gushtit Booba u bë protagonist i një sherri të dhunshëm në aeroportin e Orly, me një tjetër reper francez, Kaaris, duke bërë që të dy të shoqërohen në polici dhe të lirohen.

Të këshilluara

Donald Trump, gjysh për herë të dhjetë

Një lajm i mirë vjen nga familja e Presidentit të SHBA-ve Donald, Trump. Djali i tij , Eric Trump është bërë babai një vogëlusheje  ditën e djeshme dhe lajmin ...

11:55

Berguzar Korel, sërish shtatëzanë

Berguzar Koreli dhe Halit Ergenc janë dy nga aktorët e preferuar turq jo vetëm në vendin e tyre por edhe në Shqipëri. Ata u bënë të njohur për rolet e tyre tek ...

11:15

Kim Kardashian dështon me Photoshop

Kim Kardashian tashmë është e njohur për përdorimin e theksuar të photoshop-it dhe shpesh herë kryqëzohet nga fansat për këtë gjë. E kemi parë të deformuar n...

18:44

George Clooney tregon biznesin e tij të ri

George Clooney çmendet pas djathit të deles italian, “pecorino". Aq sa, pasi e provoi gjatë qëndrimit në Sardenjë, dërgoi 32 kg në Los Angeles , në mënyrë që...

16:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI