Çifti i njohur ka filluar të shpërndajë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë deri më sot.
Hailey dhe Justin janë kujdesur që ftesa e tyre të jetë larg pamjes formale dhe duket se janë kanë arritur qëllimit. Në të thuhet se dasma do të mbahet në 30 shtator në Karolinën e Jugut dhe përkrah shkruhet: “Jemi të nderuar t’ju kemi pranë në këtë ditë speciale”.
