Ditën e djeshme, personazhet e njohur dhe të jetës së përditshme bën viral një njoftim ku thuhej se Instagram do të përdorë e shpërndajë fotot dhe mesazhet tuaja private, pa lejen tuaj.
Në njoftim thuhej se çdo përdorues duhet ta ripostonte atë foto në profilin e tij, në mënyrë që t’ja ndalonte rrjetit social këtë veprim.
Por si qëndron e vërteta? Siç pritej, mesazhi nuk është aspak i vërtetë pasi do cënonte privatësinë e përdoruesve. “Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë postim.”- është shprehur Stephanie Otway, menaxhere e komunikimit në Instagram.