Flash

Robert De Niro pushon punonjësen , ' Shikonte filma në orar pune'

Lapsi.al 21 August 2019
Robert De Niro pushon punonjësen , ' Shikonte filma në orar

Robert De Niro përmes “Canal Productions”, kompanisë së tij të prodhimit, paditi ish-asistenten, duke kërkuar si dëmshpërblim 6 milionë dollarë, pasi sipas tij asistentja shikonte shumë seriale në “Netflix”, në vend që të punonte, si dhe bënte shpenzime pafund në kurriz të agjencisë.

“Variety” shkruan se hapi ligjor u ndërmor edhe pas faktit së aktori i kishte propozuar gruas postin e zv/presidentit të kompanisë, me një pagë 300.000 dollarë në vit.

Në dokument citohet “se ajo nuk e mori për bazë besimin e kompanisë dhe i kalonte ditët duke parë seriale televizive”.

Siç dhe shkruhet në media, në janar gruaja pa 55 episode të “Friends” në katër ditë, duke porositur havjar për drekë dhe duke shkuar në lokale të shtrenjta. Dhe gjithçka me shpenzime të kompanisë.

Në dokument thuhet se në total gruaja shpenzoi mbi 30 mijë dollarë në ushqim, në dy vjet, dhe 32.000 dollarë në taksi “Uber”, si dhe shpenzime të tjera në emër të De Niros.

Të këshilluara

Fero largohet nga On Records

Reperi Fero, i cili së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tij me Arbenita Ismajlin, ka marrë vendimin më të rëndësishëm të karr...

15:24

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI