Flash

Personazhet publikë dalin në mbrojtje të Meghan dhe Harry

Lapsi.al 21 August 2019
Personazhet publikë dalin në mbrojtje të Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry jo rrallë gjenden në fokus të kritikave të ashpra për veprimet e vendimet që marrin. Rasti i fundit ishte pak ditë më parë kur çifti përdori një avion privat për të shkuar në Francë. Sipas njerëzve, kjo bie ndesh me filozofinë e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

Por kritikat e shumta kanë bërë që personazhet e njohur t’i dalin në mbrojtje Meghan, duke shpërndarë mesazhin e të qenit më të sjellshëm e pozitivë me njëri-tjetrin. Si fillim ka qenë Ellen DeGeneres që nëpërmjet një fotoje të dukës dhe dukeshës, tregoi për takimin me ta: “Portia dhe unë takuam Princ Harryn dhe Meghan në Angli për të folur për punën e tyre në konservimin e jetës së qenieve të egra. Ata ishin njerëzit më me këmbë në tokë, më të dhembshur që kam takuar. Imagjino të të sulmojnë për çdo gjë që bën.Më pas, shqetësimin e tij e shprehu dhe Elton John: “Jam tmerrësisht i shqetësuar nga komentet e shformuara dhe keqdashëse që kanë qarkulluar në media, përsa i përket qëndrimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shtëpinë time në Nice javës që shkoi. Mamaja e Princ Harry-t, Diana, Princesha e Ëales ishte një nga mikeshat e mia më të mira. Ndjej një detyrim të thellë të mbroj Harryn dhe familjen e tij nga ndërhyrjet e panevojshme të medias, që kontribuoi në vdekjen e parakohshme të Dianës. Pas një viti të tensionuar me punën dhe dedikimin e tyre për bamirësi, David dhe unë donim që familja e re të kishte një udhëtim privat në qetësinë dhe sigurinë e shtëpisë sonë. Për të mbajtur një nivel të lartë mbrojtjeje të nevojshme, ne i vumë në dispozicion një udhëtim me avion privat.

Të këshilluara

A po lind një miqësi mes Noizyt dhe Stresit

Të shumta janë diss-et e thumbimet që Noizy dhe Stresi kanë bërë prej kohësh për njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë se ata janë kundërshtarë ‘të përbetuar’. ...

16:52

Noizy thumbon Unikkatil në koncert (Foto)

Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku,mirëpo deri këtë verë koncertet e tij numëroheshin me gishta, por gjatë ...

14:44

Aktorja turke bëhet nënë

Aktorja turke shumë e njohur nga roli i saj në serialin "Krahët e dashurisë" i cili është transmetuar në Vizion Plus, Seda Bakan është bërë nënë për herë të par...

13:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI