Flash

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

Lapsi.al 21 August 2019
Kur shteti çmendet më keq se Mihali

Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve që vërtetojnë të kundërtën e këtij premtimi, shkëlqeu sot aksioni “i fuqishëm” për të shembur lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Pasi e burgosi, damkosi, e shpalli armik të imazhit të Shqipërisë në botë, gjithë shteti u ngrit në këmbë për të shembur një ndërtesë, që bënte hije tash sa vite në sytë e të parit të vendit, sa herë që ai kalonte ndër ato vise ku ka bërë ndërmend edhe të pleqërojë (me ose pa Koçon). Ndaj Mihalit të ish “Panoramës”, tani ka mbetur vetëm masa e dëbim- internimit familjar dhe heqja e të drejtës së studimit për fëmijët e nipërit.

Një dhunë e tillë shtetërore, që transmetohet live që në pikë të mëngjesit, është ku e ku më shqetësuese sesa çmenduria e Mihalit mbi një makinë turistësh. Sepse kur çmendet shteti pasojat nuk janë më tek imazhi i Shqipërisë në botë, por tek jeta e gjithësecilit prej nesh që kemi të bëjmë çdo ditë me një shtet të tillë. Fadromat e shfaqura në një spektakël populist të hakmarrjes, nuk ishin gjë tjetër veçse metaforë e një fenomeni që e përjetojmë prej kohësh: shteti jam unë, ligji jam unë!

Kryeminstri nuk arriti dot në asnjë ditë të vetme që të qeverisë nëpërmjet forcës së shembullit. Entuziastët që brohorisnin aksionet e tij të fillimit për kontrollin e territorit, u ftohën shpejt kur panë shembullin e selektimit dhe të standarteve të dyfishta. Disa ndërtime në Jug, por edhe në shumë vende të tjera, pronë e njerëzve pranë kryeministrit, jo vetëm nuk u prekën, por u rritën me ritme të shfrenuara duke gërryer kodra e duke zaptuar edhe bregun e detit. Mbiemri i Mihalit, përsa kohë Edi Rama do pleqëronte me Koçon, ishte garanci e lulëzimit të një biznesi, që tani “u zbulua” se paskërka qenë pa leje. Sigurisht që nuk është vetëm Mihali. Drejtorët aksionsitë të Ramës mjafton të bëjnë një verifikim të thjeshtë të zonës dhe do dalin plot mihalë që janë shembulli i dëshmtimit të kontrollit të famshëm mbi territorin.

Dhuna shproporcionale dhe e zhurmshme e shtetit ndaj individi, qoftë ky edhe në një aktivitet ta paligjshëm, u manifestua pikërisht për të shurdhuar dështimin 6 vjeçar dhe aferat korruptive me pronat në bregdet. Kjo dhunë u transmetua live për të treguar se Ai nuk fal, se Ai është i ndjeshëm ndaj shkelësve të ligjit, se Ai nuk duron dot t’i preket imazhi i Shqipërisë...  Se Ai të bën gjëmën. Ai dhe jo ligji, lideri populist dhe jo kryeminstri i zgjedhur për të qeverisur dhe respektuar shtetin ligjor.

Mihali u burgos në emër të këtij populizmi. Në një vend normal, burgu është masa më ekstreme dhe për një rast të tillë nuk do të ishte aplikuar. Mihali mund të dërgohej në një spital psikiatrik apo të detyrohej të paguante dëmin e shkaktuar, material dhe shëndetësor, por në Shqipëri nuk vendos ligji i ftohtë por vullneti i nxehtë i të parit të vendit, sepse ai nuk mund të qeverisi veçse me shembullin e forcës.

Ky shembull force shkatërroi sot edhe godinën në Porto Palermo, pa respektuar asnjë procedurë ligjore, pa verifikuar nëse ishte në proces legalizimi, pa pyetur për të drejtën e ankimimit. Sepse kryeministri do të tregojë se shteti dhe ligji është ai vetë, ndërsa çmënduri të tilla populiste i paguajmë ne të gjithë. Kemi paguar miliona për pallatin e famshëm të “Lul Bashës” në Vlorë, do paguajmë shumë të tjera për mbylljen e Agon Channel, vazhdojmë të paguajmë për dhjetra raste, ku nuk është përfillur ligji e procedura por ka vendosur vullneti i kryeministrit.

Çmenduria mbi makinë, bashkë me mbiemrin, i kushtoi shtrenjtë Mihalit, kurse çmenduria e shtetit sa herë hipën mbi fadroma na kushton shumë më shtrenjtë të gjithëve. Prandaj përpara se të mbërthehemi nga histeria kolektive për të linçuar atë që na “prishi imazhin”, të kërkojmë që ai dhe kushdo tjetër të gjykohen e ndëshkohen me metrin e ligjit dhe jo me humorin e kryeministrit. Përndryshe, mihalët e çmendur nuk do të na mungojnë asnjëherë në krye të vendit dhe halli ynë do jetë shumë herë më i madh se sa ankthi që përjetoi miliarderi spanjoll. ©lapsi.al

Ndëshkimi i Kokëdhimës/Me fadroma dhe matrapik kundër cënimit të imazhit

 

Të këshilluara

Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. S...

18:30

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit.  Në morinë e st...

13:45

Bijtë bastardë të erdoganizmit

Rilindjes i takonte t'ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.  Të dy kanë këmbyer takime private, s...

17:11

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit duhet përmendur testin PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj? 1. Qytetarët që mund të ballaf...

15:30

Koha kur Edi Rama ishte kullofob

Edi Rama po tregohet i palodhur për të bindur qytetarët se Teatri Kombëtar duhet prishur, duke risjellë nëpër media deklarime dhe argumente pro shembjes së tij,...

14:00

BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor

Qeveria gjermane e mblodhi takimin e Berlinit për të prerë bisedimet prapa-skene midis Vuçiçit dhe Thaçit, mbi një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të terr...

12:36

Ilir Meta, një armik që na duhet

Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe so...

13:49

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullo...

10:53

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI