Flash

Elton John: Mos akuzoni Harry dhe Meghan për shpenzimet

Lapsi.al 21 August 2019
Elton John: Mos akuzoni Harry dhe Meghan për shpenzimet

Britanikët nuk i  kursyen kritikat ndaj  Harry e Meghan, që sipas tyre patën luksin e marrjes së katër avionëve privatë në pak ditë.

Por, është Elton John që u doli në mbrojtje dukëve të Sussex, duke thënë se një prej tyre ua ka ofruar ai dhe ishte me emetim të ulët anhidrid karboni. “Jam tepër i tronditur nga fjalët e këqija në media për qëndrimin e dukëve në shtëpinë time në Nice javën e kaluar. Për të ruajtur privatësinë e tyre u ofruam një avion privat. U siguruam që fluturimi i tyre të ishte me emetim zero, për të mbështetur angazhimin e princit Harry për ruajtjen e ambientit”.

Edhe prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres u doli në mbrojtje: “Unë dhe Portia (De Rossi, aktore dhe bashkëshortja e saj) takuam princin Harry dhe Meghan në Angli për të folur për punën e tyre për ruajtjen e faunës së egër. Ishin njerëzit më modestë dhe të dhimbsur që kam njohur. Imagjino të sulmohesh për gjithçka që bën, kur çdo gjë që kërkon të bësh është në të mirë të përmirësimit të botës”.

Të këshilluara

George Clooney tregon biznesin e tij të ri

George Clooney çmendet pas djathit të deles italian, “pecorino". Aq sa, pasi e provoi gjatë qëndrimit në Sardenjë, dërgoi 32 kg në Los Angeles , në mënyrë që...

16:10

Fero largohet nga On Records

Reperi Fero, i cili së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tij me Arbenita Ismajlin, ka marrë vendimin më të rëndësishëm të karr...

15:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI