Flash

Dorëheqja e Conte-s dhe prishja e koalicionit, Italia si vegël e ambicieve të Salvinit

Lapsi.al 21 August 2019
Dorëheqja e Conte-s dhe prishja e koalicionit, Italia si vegël e

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi dorëheqjen të martën, në një fjalim gjatë të cilit denoncoi ashpër Ministrin e tij të Brendshëm, Matteo Salvini duke e akuzuar se kishte fundosur koalicionin qeverisës dhe kishte vënë në rrezik ekonominë për përfitime personale dhe politike.

Kryeministri Conte, duke folur para parlamentit të thirrur nga pushimet e verës për një votëbesim të qeverisë së formuar më pak se një vit më parë, e akuzoi kryetarin e partisë Lega, Salvini se donte të përfitonte nga rritja e popullaritetit të tij.

“(Salvini) ka treguar se po ndjek interesat e tij dhe ato të partisë së tij”, tha zoti Conte në sallën e mbushur plot të Senatit, ndërsa zoti Salvini ishte i ulur pranë tij, me një fytyrë të ngurtë.

“Vendimet e tij paraqesin rreziqe serioze për këtë vend “.

Ai i përshkroi veprimet e zotit Salvini si “papërgjegjshmëri serioze institucionale, duke treguar mbi të gjitha mungesë respekti ndaj parlamentit dhe përgjegjëse për futjen e vendit në një spirale pasigurie politike dhe paqëndrueshmëria financiare “.

Zoti Conte, i cili nuk i përket asnjë prej dy partive të koalicionit, do ta dorëzojnë dorëheqjen e tij më vonë gjatë ditës, duke i hapur rrugën kreut të shtetit që të fillojë konsultimet zyrtare me partitë për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri.

Në rast të kundërt, Presidenti Sergio Mattarella do të shpërndante Parlamentin.

Zoti Salvini herë pas here tundte kokën, rrotullonte sytë me tallje, ose u tundte kokën senatorëve të Legës, ndërsa kryeministri shpalosi kritikat e ashpra ndaj veprimeve të Salvinit gjatë dy javëve të fundit.

Zoti Salvini, i cili u ul pranë senatorëve të partisë së tij për të dhënë përgjigjen, hodhi poshtë komentet e zotit Conte, duke thënë se partitë e tjera kishin frikë të shkonin në zgjedhje dhe të humbnin postet e tyre.

Ai tha se qëllimi i tij politik ishte të sfidonte rregullat fiskale të Bashkimit Evropian, të cilat ai i ka fajësuar për varfërimin e vendit.

Roma duhet të shpenzojë të paktën 50 miliardë për të stimuluar ekonominë e dobët kronike, shtoi ai.

“Unë nuk kam frikë,” tha zoti Salvini.

Në anën tjetër të zotit Conte ishte ulur Luigi Di Maio, kreut tashmë të padëshiruar të Lëvizjes "5 Yjet", të cilën zoti Salvini e kishte e quajtur si obstruksioniste gjatë 12 ditëve të kaluara, pasi ai doli nga aleanca.

Zoti Salvini ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, 3-1 / 2 vjet përpara ciklit normal, i bindur se popullariteti i tij në rritje do t’i sigurojë postin e kryeministrit dhe se lëvizja 5 yjet do të kalojë në opozitë./VOA

Të këshilluara

Erë lufte mes Erdogan dhe Assad

Kurrë më parë nuk ka qenë situata më e tensionuar në Idlib të Sirisë. Ushtria turke po kërkon të forcojë pikat e vëzhgimit në këtë rajon. Por flota ajrore siria...

23:03

Aksident tragjik, ndërron jetë zv.ministri

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van. Dursu...

20:27

Instagram i shpall 'luftë' fake news

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin...

15:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43