Flash

Putin replika me Macron për protestat: Nuk i duam jelekverdhët në Moskë

Lapsi.al 20 August 2019
Putin replika me Macron për protestat: Nuk i duam jelekverdhët në

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur angazhimin e tij maksimal për të parandaluar zhvillimin e një lëvizjeje protestuese të ngjashme me “jelekverdhët” në Francë, duke iu përgjigjur kritiës së homologut të tij francez, Emmanuel Macron, i cili në takimin e së hënës, bëri thirrje që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave disa javore në Moskë.

Macron e priti Putin-in në rezidencën e tij verore në jug të Francës, në paraprirje të takimit të kësaj jave të Grupit të 7-shes (Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, SHBA dhne Mbretëri e Bashkuar), për t’i treguar Kremlinit se merret gjithsesi në konsideratë, pavarësisht se  është përzënë nga ky grup, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Në fokus të bisedimeve ishin krizat ndërkombëtare, por  edhe situata e brendshme në Rusi. Prej më shumë se një muaji, Moska ka qenë "nën ethet" e protestave, që u nxitën pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës të konkurtonin në zgjedhjet vendore që do të mbahen në shtator.

“Këtë verë ne bëmë thirrje për liri për të protestuar, për liri të fjalës, mendimit e për të konkuruar në zgjedhje, gjë që duhet të respektohet plotësisht në Rusi si për çdo vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës”, u shpreh Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp përpara takimit.

Nga ana tjetër, Putin shprehu mospajtim ndaj komenti, duke u përgjigjur në mënyrë evazive se situata në Moskë po trajtohej në përputhje me ligjin.

"Ne të gjithë i dimë ngjarjet e lidhura me të ashtuquajturit ‘jelekët e verdhë’, gjatë protestave të të cilëve, sipas llogaritjeve tona, u vranë 11 persona dhe 2500 u plagosën. Ne nuk do të dëshironim që ngjarje të tilla të ndodhnin në Moskë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të garantuar situatën e brendshme politike dhe çdo veprim ka qenë në mënyrë rigoroze brenda kuadrit ligjor", theksoi Putin.

Në përmbyllje të takimit, të dy presidentët bënë të ditur se do të diskutojnë një seri problemesh ndërkombëtare, sikurse çështjen e Iranit, Sirisë, kontrolli i armëve dhe në mënyrë të veçantë çështja e Ukrahinës, që pritet të sjellë zhvillime pozitive pas ftesës së Volodymyr Zelenskyit për të arritur paqen.

 

Të këshilluara

Erë lufte mes Erdogan dhe Assad

Kurrë më parë nuk ka qenë situata më e tensionuar në Idlib të Sirisë. Ushtria turke po kërkon të forcojë pikat e vëzhgimit në këtë rajon. Por flota ajrore siria...

23:03

Aksident tragjik, ndërron jetë zv.ministri

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van. Dursu...

20:27

Instagram i shpall 'luftë' fake news

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin...

15:48

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI