Flash

Meghan dhe Harry kritikohen për pushimet luksoze

Lapsi.al 18 August 2019
Meghan dhe Harry kritikohen për pushimet luksoze

Për një javë pushime në Ibiza, me vogëlushin Archie, Harry e Meghan Markle nuk u kursyen fare. Mes lokacionit luksoz, fluturimit privat, sigurisë, llogaritet një shifër rreth 100 mijë euro. Nuk ka asgjë të çuditshme për një familje VIP, por fatkeqësisht në rastin e tyre llogariten dhe paratë publike. Kjo gjë nuk u pëlqeu fare shtetasve britanikë dhe dukët e Sussex janë përfshirë nga kritika të shumta. Shifra e saktë për qëndrimin nga 6-12 gusht në Baleari është sekret, por media britanike bëri llogaritë e çiftit mbretëror. Sipas “Daily Mail”, çmimi i vilës larg syve të njerëzve ishte rreth 50 mijë euro, 21 mijë për avionin privat, si dhe shpenzimet për truprojat, si britanike dhe spanjolle. Ankesa nuk kishte vetëm nga kontribuesit e taksave, por edhe nga shoqatat ambientaliste, pasi sipas tyre Harry e Meghan nuk menduan për ndotjen që do të krijonte avioni privat për t’i çuar në destinacion. Dhe kjo është një goditje e rëndë për çiftin, që gjithnjë kanë shprehur ndjeshmëri për problemet e ndryshimeve klimaterike.

Të këshilluara

Metallica, bamirësi për fëmijët e sëmurë

“Metallica” organizuan një koncert, me të gjitha biletat e shitura, në “Arena Na?ional?”, në Bukuresht, dhe vendosën të vlerësonin dashurinë e fansave, duke dhu...

11:00

Publikohen pamjet nga dasma e Erik Lloshit

Erik Lloshi i ka dhënë fund beqarisë! Këngëtari  shqiptar ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Romina në një ceremoni mjaft elegante me miq e të afërm....

10:26

Unikkatil pjesë e filmit të Bes Kallakut

Pak kohë më parë, aktori i humorit Bes Kallaku bëri të ditur se do të sjellë filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “Falco the movie”. Besi ka zbulua...

19:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI