Flash

Miqtë zbulojnë arsyen e ndarjes së Miley dhe Liam

Lapsi.al 16 August 2019
Miqtë zbulojnë arsyen e ndarjes së Miley dhe Liam

Ndarja mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth erdhi shumë e papritur për publikun, duke qenë se ata të dy dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin. Pavarësisht se Liam i uroi lumturi dhe shëndet Miley-t, duket se ndarja mes tyre ka qenë shumë e ashpër. Burime pranë çiftit kanë treguar për “TMZ” se ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe miqtë e të dyve kanë zbuluar disa nga arsyet e mundshme të ndarjes. Persona të afërt të Miley-t kanë thënë se ajo është përpjekur ta shpëtojë martesën dhe se faktori kryesor i ndarjes ka qenë pirja e alkoolit e përdorimi i lëndëve jo të ligjshme nga ana e Liam. Ndërsa miqtë e Liam kanë treguar një tjetër anë të medaljes. Ata thonë se historia e përdorimit të alkoolit dhe lëndëve të tjera është krijuar për të maskuar të vërtetën e ndarjes. Sipas tyre fajtorja kryesore ka qenë Miley, pasi ajo është treguar e pabesë dhe ka tradhtuar. Gjithashtu ata kanë treguar se këngëtarja e ka shpikur vetë faktin se kanë qenë të ndarë prej kohësh, sepse në të vërtetë i dhanë fund marrëdhënies në momentin kur dolën fotot e saj duke u puthur me Kaitlynn Carter. E vërteta nuk dihet ende plotësisht dhe pritet që në një moment Miley dhe Liam të shpjegojnë vetë gjithçka çfarë ka ndodhur. Ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë 8 muaj para ndarjes dhe kanë gati 10 vite që njihen me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

Erik Lloshi i jep fund beqarisë

Erik Lloshi dhe Romina do t’i japin fund beqarisë. Këtë të shtunë do të zhvillohet ceremonia dhe dasma e shumëpritur e këngëtarit të njohur dhe partneres së tij...

11:20

Era Istrefi sjell këngën e re të kopjuar

Ditën e sotme, u publikua videoklipi i bashkëpunimit të Era Istrefit me artistin rus, Eldzhey: “Sayonara Detka”. Ndonëse kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë nga ...

10:50

Nis sërish sherri Nicky-Cardi B

Ka qenë Nicki e para që ka nisur gjithçka me një deklaratë në “Joe Budden Podcast”. Ajo u shpreh se suksesi i saj është bazuar vetëm në krijimtarinë artistike d...

10:20

Rihanna i prezanton të dashurin familjes

Rihanna dhe i dashuri i saj miliardier,  Hassan Jameel, janë duke kaluar periudhën më të qetë dhe me të bukur të jetës së tyre. Kohët e fundit marrëdhëni...

20:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI