Flash

Kënga e fundit e Miley i dedikohet ndarjes nga Liam

Lapsi.al 16 August 2019
Kënga e fundit e Miley i dedikohet ndarjes nga Liam

Miley Cyrus ka publikuar një baladë të re me titull “Slide Away”, në të cilën ajo këndon në lidhje me përdorimin e drogës dhe alkoolit pas ndarjes nga Liam Hemsworth. Kënga u publikua të enjten – më pak se një javë pasi këngëtarja, 26 vjeç, dhe ylli australian, 29 vjeç, njoftuan se kishin ndarë rrugët e tyre pas martesës në dhjetor 2018. Ajo e hap këngën me vargjet, “Njëherë e një kohë ishte parajsë / Njëherë e një kohë isha e paralizuar / Unë mendoj se do të më mungojnë këto drita / Por është koha t’i lë pas ato”.

Dhe vazhdon, “Njëherë e një kohë ishte e shkruar për ne, u zgjuam një ditë dhe u kthye gjithçka në pluhur / Zemër, ne e gjetëm njëri-tjetrin, por tani kemi humbur / Kështu është koha ta lëmë të shkojë”.

Kënga gjithashtu flet për abuzim me drogën dhe vetë fotoja e klipit të publikuar në YouTube, tregon një shumëllojshmëri ilaçesh që lundrojnë në ujë së bashku me një shishe alkooli bosh.

Burime pranë Miley-t kanë thënë për “TMZ” se ajo u përpoq “me guxim” për të shpëtuar martesën, por nuk mund të pranonte faktin që Liam pinte shumë dhe përdorte disa ilaçe.

Megjithatë burimet nga ana e Liam-it i quajnë të pavërteta këto deklarata dhe thonë se ishte tradhtia e Miley-t ajo që çoi në ndarje.

Miqtë e aktorit australian thonë se ylli i hitit “Wrecking Ball” po përdor akuzat e drogës dhe alkoolit për t’u shkëputur nga shkaku i vërtetë i ndarjes së tyre që është tradhtia.

Të këshilluara

Keanu reeves , pjesë e kastit të MCU

Disa muaj para projektimit në kinema të “Black Widow”, e për rrjedhojë dhe nisja e Fazës 4 të MCU-së, kanë nisur të qarkullojnë zëra për përfshirjen e Keanu Ree...

16:10

Madonna shfaqet në formë perfekte ( VIDEO)

Madonna mbush 61 vjeçe dhe u tregoi fansave në “Instragram” se është ende në formë dhe gati për turneun “Madame X Tour”, që fillon me 12 shtator në New York...

15:44

Miley publikon baladën e re (Video)

Para disa ditësh mediat e huaja bënë të ditur lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët vendosë t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 vjeçare dhe...

13:39

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI