Ditën e sotme, u publikua videoklipi i bashkëpunimit të Era Istrefit me artistin rus, Eldzhey: “Sayonara Detka”. Ndonëse kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe mediat ruse, në komentet e videos gjen dhe një grup tjetër njerëzish.
Janë ata që thonë se kënga është e kopjuar, pasi versioni origjinal është ai i BAUSA – Was du Liebe nennst. Dhe kjo është pjesërisht e vërtetë. Ka qenë artisti gjerman ai që e ka publikuar në tetor të 2017 dhe deri tani numëron rreth 132 milionë klikime.